Prajshëm e pjerrtë, tymnajës s’plumbtë
Hapsina gri kullon,
Rrjedhin përrojtë e lodhun prej vetvetes
Pellgje,
Farka vetimash…

Murmrimë e zgjatun qiejve t’zotit,
Pikëpjekja jonë e avullt soset
Ende pa le, qerpikut tand
Po shkas i kristaltë…