U mbajt Kuvendi Zgjedhor i SHH “Medvegja”
Fotoreportazh nga Fully i Valisit-Zvicër
Pas votimit të fshehtë nëpër lista duke i rrethur njëmbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë të propozuarit, pa asnjë ankesë nga komisioni u rendit i pari, z.Zejnullah Namani, kryetar i ri i SHH “Medvegja”, njëri nga themeluesit e shoqatës, i cili kurrë nuk u nda nga kjo shoqatë. Zymer Hajrullahu nënkryetar, Fadil Selmani, sekretar, Shqipe Neziri, ndihmëse e sekretarit, Sabit Abazi arkatarë i parë, Blerim Beha, arkatarë i dytë, Mevlan Thaçi, arkatarë i tretë, Sylejman Musliu, anëtarë, Fadil Baftiu, anëtarë, Kujtim Salihi, anëtarë, Samir Neziri, anëtarë. Të gjithë të pranishmit e uruan kryesinë e re dhe cakrruan gotat e gëzimit. E kryetar nderi, mes duartoktijeve, me propozim të veprimtarit, Sabit Abazi, u zgjodh kryetari i tre mandateve të SHH “Medvegja”, veprimtari Z.Zenel Neziri.
Njëra ndër shoqatat më të njohura të diasporës sonë, e cila me kontributin e saj, ka dhënë hiq më pak se mbi pesë million franga për atdheun, në situata të ndryshme, që është kërkuar në çdo kohë, SHH “Medvegja”, të shtunën e 9 shkurtit, në zyren qëndrore të saj, zgjodhën kryesinë e re. Ishin mbledhur jo më pak, se 50 bashkatdhetarë, ose anëtarë të kësaj shoqate, nga katër anët e Zvicrës, për të nderuar punën e Kuvendit dhe për të zgjedhur kryesinë e re. Edhe pse, ka pasur zëra dhe kishte edhe ate natë, që kjo kryesi të vazhdoj edhe më tutje, sepse ka pasur suksese të vazhdueshme, kryetari i shoqatës, që tash më kryetar nderi, z.Zenel Neziri, ia bëri me dije të gjithëve, se nuk do të kandidoj, por do ia lëshoj vendin dikujt tjetër, por me zotim, se do të jetë në çdo sekond e minutë për shoqatën për të mirën e atdheut. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, në ora 19.00 filloi punën Kuvendi.
Zenel Neziri, kryetari i Shoqatës, e hapi punën e Kuvendit me fjalët më të mira falënderuese e përshëndetëse për të gjithë që ishin prezent dhe për ata që nuk kanë mundur të jenë me arsyetime të ndryshme. Gjatë fjalës së z.Neziri, kishte falënderime me emër e mbiemër për gjithë kryesinë, anëtarët, kryesinë e SHKA “Medvegja”, prindërit e fëmijëve, afaristë të ndryshëm, mediat, shoqatat që kanë bashkëbunuar e në veçanti SHHLP në Zvicër, ku ishte edhe prezent kryetar nderi i kësaj Shoqate, z.Fazli Musliu, pastaj përshëndeti edhe bashkëkombasit që janë në Medvegjë, Kosovë dhe kudo që ndodhen ata. Fjala e z.Neziri, pas disa minutave e përfitoi emocioni, ku i dolën edhe lotët, sepse u desht që të përmendet edhe veprimtari i madh, themeluesi I SHKA “Medvegja”, z.Musa Neziri, që tash më i ndjerë, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, e i cili është edhe vëllau I z.Zenel. Megjithate e mori veten përsëri dhe kërkoi falje para të pranishmëve, edhe pse të gjithë në sallë ishin me lotë, duke kujtuar Musa Nezirin. Në çdo tavolinë ishin shpërnda nga një raport i punës nga viti 2003 e deri më sot. E në ate raport shihej një shumë mbi 300.000 franga dhe mbi 40.000 euro ndihma që kanë mbledhur kjo shoqatë. Vërtet, është për ti marrur lakmi të gjithëve që janë të rrethuar në këtë shoqatë, se kanë bërë shumë për të mirën e kombit.
Z.Neziri ndër të tjera shtoi: “ E nderuara kryesi tash me e kalur e shoqatës, anëtarë, bëmirës, miq, shokë e dashamirë, e padyshim edhe familja ime, edhe pse thuajse të gjithë donin, që të vazhdoj punën si kryetar edhe më tutje, unë, jo pse jam lodhur, por më mirë të mer dikush tjetër e të shoh sfidën dhe të filloj me energji të re. Gjatë kësaj periudhe të gjithë bashkë kemi kaluar plot sfida, por ia kemi kaluar. Kontributin e shoqatës e njeh çdo shqiptarë kudo që ndodhet, por edhe miq të huaj. Kemi bashkëpunuar edhe me miq zviceran si me autoritetet komunale të Fully, Charrat, Martigny Saxon si dhe autoriteteve kantonale dhe shumë personalitete në nivelin nacional të shtetit helvetik të cilit gjithmon na kanë përkrahur me prezencën e tyre, zoti e bekoft këtë shtet mik të kombit shqiptarë, që u jam mirënjohes. Kemi shume miq nga te gjitha trevat shqiptare, ku na kanë përkrahur jashtezakonisht, i falenderoj.
Falënderoj shumë Zejnullah Namani, njeri nga themeluesit e shoqates, krahu im i djathtë gjatë tërë kohës sa isha kryetar, sekretar miku im i shenjtë, Fadil Selmani, Sabit Abazi, një njeri i drejt dhe shpirt diell, Zymer Hajrullahu nji aktivistë me përvoj shumë vjeçare dhe punë të sinqertë si loti, Mevlan Thaçi nji aktivist i cili e ka dëshmuar edhe me angazhimin e vet dhe familen edhe në SHKA „Medvegja“, Fadil Baftiu, Blerim Beha, Shqipe Neziri, kujtim Salihu, Samir Neziri e shumë e shumë të tjerë.
Edhe nëse jam i shtrirë në shtratin e vdekjes, ta dini, se zemra më rrah me Medvegjën pjesë e Dardanisë!
Të mos ndalemi, të ecim bashkë dhe vetëm bashkë. Përpara kemi shume sfida, tema e Lugines së Preshevës, ata që ndihen dhe janë medvegjas të vertet, afrohuni te shoqata jonë, sepse kemi dëshmuar se e duam ate vend dhe kemi punu me shume sakrificë. Falenderoj nga zemra dhe nuk mundem të gjej fjalë, të falënderoj edhe prindërit, që nuk i kam në këtë botë, vëllaun tim të ndjerë Musa Neziri, i cili ndërroi jete para një vit, qe i kam lodh, por më kanë përkrah gjithmonë. Lotët më tradhetuan, loti është edhe për burra, për ata që janë modest dhe të vërtet, sepse tekefundit, jemi njerëz. Fjalët e rrugës nuk i dëgjoj, nëse ka, sepse jam, isha e do te jem njeri që i them në sy të mirën apo të keqen çdo kujt, pa ju frigu për as një sekond. Kemi punuar shumë e hallall i qoftë Medvegjes! Krenohem se vij nga ajo tokë e shumë patriotëve e intelektualëve, si Zenel Hajdini, Xhim Xhema, Akademik Idriz Ajeti e shumë të tjerëve. Falenderime pa kufi edhe per medvegjasit që e mbajnë jetën në Medvegjë, për ata që janë në Kosovë e gjithandej ku ka medvegjas. Ishim bashke e do te jemi. Falenderoj edhe mikun medvegjas, ambasadorin, diplomatin me karierë, z. Flamur Gashi, ish Ministrin e Diaspores, z. Ibrahim Makolli, stërnipin e Ismail Qemajlit, z. Darling Vlora, mikun, publicistin Arsim Mulliqaj, kryetarin e SHHLP, z. Fazli Musliu, z. Riza Demaj, koordinator i LAPSH per Argau, Ambasadorë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë në Zvicer me konsullatën e Kosovës, mikun e pazëvendësueshëm të Medvegjës, Ambasadorin e paqes, njiheritë dhe antarë nderi SHHM, e qyetarë nderi, që kurrë nuk na ka lënë vetëm, Mr.sc. Dashnim Hebibi, Esat Husaj, producentin e Tv Diaspora, Bajram Mulaj, shumë e shumë të tjerë. Anëtarët e SHKA Medvegja, prinderit e tyre, drejtuesit e saj, prej më të voglit e deri te më i vjetri. Shumë kam për të falënderuar edhe donatorët e shumtë të cilët na ndihmuan gjithmon, artistat, e kështu me radhë. Çdo kend që i kam fol per shoqatën e falenderoj. Gjitha të mirat dhe ju takofsha për gëzime kudo që jeni Ju shqiptarë te vertetë! Na priftë e mbara e të bashkohemi edhe më shumë. Zoti ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja! Me shpirt, Zenel Neziri.
Lush Rexhepi, Bajram Jakupi, Shaban Bislimi, Imer Rexhepi, Zog Namani, Fazli Musliu nga SHHLP, Rexhep Selmani dhe Riza Mehmeti.
Pas kësaj fjale shumë emocinouese dhe ndajes së mirënjohjeve, u paraqit, veprimtari Sabit Abazi, ku propozoi, që kryetari Zenel Neziri, të zgjedhet kryetar nderi, duke e ditur gjithë suksesin e tij dhe sakrificën e madhe për këto tre mandate sa ishte kryetarë. Të gjithë me duartokitje, treguan PO të madhe, se është propozim me vend dhe u zgjodh kryetar nderi i Shoqatës. Menjëherë, pas zgjedhjes së z.Neziri, kryetar nderi, filloi punën edhe Kuvendi, tash më kryesia e kaluar është larguar dhe gjithçka pritej të shkoj si do të duhej.
U shpërndanë, fletë votimi me numra deri në 16 persona, që do të propozohen nga të pranishmit për të drejtuar shoqatën, pra të jenë në kryesi, e kush ka vota më shumë do të fitoj detyrën e re. Në këtë listë u popozuan dhe pranuan këta persona: Zejnullah Namani, Sabit Abazi, Mevlan Thaçi, Zymer Hajrullahu, Sylejman Musliu, Avni Neziri, Fadil Baftiu, Samir Neziri, Blerim Beha, Marigona Kadriu, Kujtim Saliu, Riza Mehmeti, Fadil Selmani, Valbona Thaçi, Zymer Selmani dhe Shqipie Neziri. Pas votimit të fshehtë nëpër lista duke i rrethur njëmbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë të propozuarit, pa asnjë ankesë nga komisioni u rendit i pari, z.Zejnullah Namani, njëri nga themeluesit e shoqates, i cili kurrë nuk u nda nga kjo shoqatë. Zymer Hajrullahu nënkryetar, Fadil Selmani, sekretar, Shqipe Neziri, ndihmëse e sekretarit, Sabit Abazi arkatarë i parë, Blerim Beha, arkatarë i dytë, Mevlan Thaçi, arkatarë i tretë, Sylejman Musliu, anëtarë, Fadil Baftiu, anëtarë, Kujtim Salihi, anëtarë, Samir Neziri, anëtarë. Të gjithë të pranishmit e uruan kryesinë e re dhe cakrruan gotat e gëzimit. Z.Zejnullah Namani, kryetar i SHH „Medvegja“, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe ndër të tjera tha: „Të nderuar miq, shokë, familjarë dhe anëtarë të Shoqatës Humanitare Medvegja, me rastin e zgjedhjes sime kryetar i ShHM, ju falënderoj të gjithëve, njëherit ju garantoj, që së bashku me anëtarët e kryesisë së re, do të punojmë dhe do të angazhohemi sa ma shumë, që edhe fëmijët tanë të jenë në kët shoqatë dhe në SHKA„Medvegja“, sepse kështu, do ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona shqiptare. Besoj dhe shpresoj shumë, se me punën tonë vullnetare nuk do të mungojnë as ndihmat humanitare për familjet nevojtare, njëkosisht do të bashkëpunojmë me të gjithë ato shoqata, organizata dhe biznismen të cilët kanë qëllime ta ndihëmojnë vendin tonë, edhe niherë ju falemenderoj shumë dhe ju përshëndes“.
Fjalën e mori, edhe profesor, Rexhep Selmani (Kapiti) , ku përshëndeti kryesinë e re dhe i dëshiroi punë të mbarë, por nuk harroi të falënderoj edhe kryesinë e kaluar për gjithë punën që ka bërë e në veçanti, përgëzoi, z.Zenel Neziri, tash më kryetar nderi të shoqatës.
Ai shtoi, se u pa, se në SH. H. Medvegja u zhvilluan në një atmoserë lotësh ky kuvend, me që u bënë zgjedhjet e para pa prezencën e aktivistit të devototshëm të Musa Nezirit, në një atmosferë vëllazërore dhe atmosfere krenarie për punën e bëre deri më tani. Falënderoj edhe njëherë, Zenel Nezirin për punën dhe udhëheqjen e Shoqatës për tre mandate. Zenel Neziri duel nga Kryesia faqebardhë edhe më i nderuar dhe më i respektuar se kur ka hy në kryesi para dy decenjeve.
Zena, pra, Zejenullah Namani, me plot meritë u zgjodh Kryetar i ri, me plot përgjegjësi dhe përkrahje të plotë të antarsisë. Falënderoj që ishin prezent, kryetari nderi të Shoqatës „Lugina e Preshevës“; z.Fazli Musliu, pastaj, Pubicistin e gazetarin e mirënjohur, mikun tonë, Mr.sc. DashnimHebibi.
Vlen të ceket, se Dashnim Hebibi ka meritat kryesore per afirmimin e shoqates, pa të cilin ne edhe sot do ishim në terrin informative. Dashnimi eshtë me ne si në raste pikllimi, si festa dhe gëzime. Me punën dhe sinqeritetin e tij, Dashnimi u shëndrrua në nje simbol vëllazërie dhe në një njeri që gëzon respekt të madh në mesin e antarëve të shoqatës. Përjetsisht të jemi mirënjohës Dashnim Hebibit për punen dhe përkrahjen për punën e Shoqatës dhe të mërgatës sonë“.
Edhe veprimtari Sabit Abazi, që tash më arkatar i SHH „Medvegja“, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk kanë mundur të jenë prezent, që të jemi bashkë dhe të ecim te para.
Kuvendi shkoi ashu si ishte paramenduar, pa asnjë pengesë, pa asnjë ngritje toni, para kuvendit siç theksuam u bisedua për të arrituarat e shoqatës. Vlenë të përmendet, se në Kuvend nuk mundën të jenë prezent edhe disa veprimtarë të dëshmuar, me arsyetim të shëndosh, pra të arsyeshëm, por që kanë përshëndet kuvendin dhe pajtohen me çdo zgjidhje të shumicës që të vendoset për kryesinë e re. Menjëherë, me tu zgjedhur kryesia, filluan edhe urimet përmes telefonave dhe sms. Pritet, që kjo kryesi, do të punoj shumë, sepse rreth vetes, ka veprimtarë të dëshmuar dhe padyshim, edhe kryesia e kaluar, do të ndihmoj, por edhe nga kryetar nderi z.Zenel Neziri. Shoqata ka krijuar imazhin e saj, si njëra ndër shoqatat më të fuqishme shqiptare në europë dhe radhitet me më të njohurat shqiptare në botë, falë punës së madhe nëpër kohë të ndryshme humanitare. E pamundur, të përshkrujmë, gjithë të bëmat e shoqatës, por kryesitë e kaluara të shoqatës, me anëtarët besnikë, kanë sakrifikuar shumë, që kjo shoqatë të ketë suksese, prandaj, sot, është e nderuar shumë. Vlenë të përmendet, se para pak ditësh, ishte ndarë edhe mirënjohje tjetër për shoqatën, nga Klubi i Karates „Martial Arts Fushë Kosovë“ për kontributin e dhënë në këtë klub. Shoqata, ka plot mirënjohje dhe njihet nga personalite të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo shoqatë, ishte edhe do të mbetet emblema kryesore e zemrës dhe shpirtit të Medvegjës. Mjafton të përmenden manifestimet, që mbanë kjo shoqatë, ku mblidhen me qindra e mijëra bashkatdhetarë dhe të gjithë ndahen të buzëqeshur e me plot të mira. Krejt në fund të këtij kuvendi, u bënë edhe foto kujtimi me kryesinë e re dhe të gjithë u zotuan: „Do të punojmë deri në fund, për Medvegjën e kombin tonë“.