Përbërësit (për person):

oriz 10 gr
mollë Jeshile 20 gr
kungull 20 gr
zaferano 2 gr
salcë Kerry 2 gr
salcë Soje 2 gr
kopër 2 gr
karrota 20 gr
patate 20 gr
qepë 10 gr
limon 1/2 kokrre (lëng)
vaj ulliri 10 ml
hudhra 1 thelpi

Përgatitja:

Në një tigan nxehim vajin e ullirit dhe shtojmë thepinë e hudhrës. Shtojmë me radhë qepën e grirë hollë, kungullin në forma gjysëm hëne, patatet, karrotat në formë kubike dhe i perziejmë.

Kur perimet të jenë zbutur hedhim orizin dhe vazhdojmë e përziejmë derisa kokrrat e orizit të zverdhen.

Më pas shtojmë buljonin lugë-lugë derisa orizi të jetë gati. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mollët e prera në kubikë, zaferanon, salcën kerry pluhur dhe pak salcë soje.

Përziejmë gjithë përbërësit dhe e spërkasim me kopër dhe pak djathë parmixhan.Kjo recete sjell një shije të vecantë të rizotos.