Kur themi që veprimet tona janë rezultat vetëm i vendimeve që marrim, ne gënjejmë pakëz. Truri ynë na bën numra në mënyrë koonstante, duke na i shtrembëruar pak perceptimin e realitetit. Ja 10 efekte psikologjike që na e ndikojnë shumë sjelljen:
1. SINDROMA E BRETKOSËS NË UJË QË VALON
Kjo sindromë është emërtuar sipas një eksperimenti të vërtetë: nëse vendosni një bretkocë në një tenxhere me ujë me një temperaturë të rehatshme dhe filloni ta ngrohni ngadalë, bretkosa do të lodhet duke u përpjekur të stabilizojë temperaturën e trupit dhe nuk do të jetë në gjendje të kërcejë kur uji të vlojë. Nëse, megjithatë, e vendosni atë në ujë të valuar, ajo do të kërcejë menjëherë. Është e njëjta gjë me njerëzit: kur e gjejmë veten në telashe, preferojmë të vuajmë pak gjëra të papërshtatshme, derisa të na shpien në ekstrem. Marrëdhëniet e vështira dhe puna a gëzim janë të dy kurthe që futemi kur hezitojmë të ndryshojmë gjërat.
2. MENDIMI KONSERVATOR
Truri ynë ka tendencë të kapet pas besimeve të vjetra dhe të neglizhojë të dhëna të reja dhe të verifikuara. Një shembull klasik: për shekuj me radhë, njerëzit besonin se Toka ishte e sheshtë (dhe ka ende individë të tillë edhe sot). Ishte më mirë të mendohej kështu. Shumë prej nesh janë shumë konservatorë në jetën tonë të përditshme. Ne e kemi të vështirë të themi lamtumirë ndaj informacionit të vjetëruar, apo edhe ndjenjave që janë shuar.
3. EFEKTI I STRUCIT
Kur gjithçka shkon keq, shpesh nuk duam të dimë shumë detaje mbi problemet tona – si struci proverbial që fsheh kokën në rërë. Ne injorojmë informacionin që na shqetëson, duke preferuar të mos mendojmë për problemin. Për shembull, jemi të kënaqur që mësuesi nuk i ka kontrolluar ende fletët e provimit sepse nuk duam ta dimë rezultatin. Po sikur të jetë i keq?
4. EFEKTI I VERBËRISË NË GJYKIM
Mund të tingëllojë paradoksale, por paaftësia për të dalluar paragjykimet në veten tonë është në vetvete një paragjykim. Njerëzit priren të shohin probleme në sjelljen e të tjerëve, por janë të verbër ndaj fajeve të tyre, edhe atyre më të dukshmëve. Studimet tregojnë që çdo njeri e përjeton këtë të paktënn një herë në jetë.
5. NXITËSI I DISPONUESHMËRISË
Shpesh e mbivlerësojmë informacionin në dispozicion, sidomos kur marrim vendime. Për shembull, një person që mbron zakonin e keq do të thoshte se njeh dikë (ndoshta jo edhe personalisht) që pi 3 pako cigare në ditë dhe ka jetuar mbi 100 vjeç. Truri përjashton mundësinë që një shembull i tillë të jetë unik, në mos i pavërtetë. Personi automatikisht aplikon një shembull të mirë në rrethanat e veta dhe nuk shqetësohet aspak.
6. EFEKTI DUNNING-KRUGER
Kur bëjmë diçka të re, ideja jonë për talentin që kemi bëhet e njëanshme, duke rezultuar në vetëbesim të fryrë. Prandaj, të rinjtë japin këshilla “të vlefshme” për kolegët me përvojë, duke mos i parë gabimet e tyre. Me fitimin e përvojës, ata kuptojnë se kanë ende shumë për të mësuar, dhe vetë-perceptimi e ndryshon shenjën e tij në “minus”.
7. PREFERENCA E RISKUT ZERO
Një studim ka treguar se nëse i vendosni njerëzit para një zgjedhje, ose për të zvogëluar një rrezik të vogël në zero, ose për të ulur në mënyrë dramatike një rrezik të madh, shumica do të zgjedhin të parin – edhe pse është kundërproduktive. Të eleminosh fare riskun e ulët të aksidenteve ajrore, apo të reduktosh në mënyrë dramatike numrin e madh të aksidenteve automobilistike? Rreziku zero është shpesh më tërheqës për trurin tonë.
8. EFEKTI I KOVËS ME GAFORRE
Vëzhgimet tregojnë se një gaforre e kapur mund të zvarritet oër të dalë nga një kovë nëse është vetëm. Kur ka gaforre të tjera brenda, ato fillojnë ta tërheqin gaforren poshtë.
Shoqëria është njësoj. Njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme nuk duan që dikush rreth tyre të ndryshojë jetën e vet për mirë, sepse ata vetë do të duken më keq krahasimisht me të. Për shembull, kur një anëtar i një grupi thotë se ai apo ajo dëshiron të shkojë në palestër, pjesa tjetër përpiqet t’i mbushë mendjen të mos shkojë (“Je shumë mirë kështu si je!” “Pse duhet ta bësh këtë?” etj.), sepse nuk duan që ata të kenë sukses.
9. EFEKTI I DR. FOX
Ky efekt është aq i fuqishëm sa edhe potencialisht i rrezikshëm: ai bën që informacione të dyshimta të joshin publikun. Arsyeja është karizma. Shumica e njerëzve i besojnë fjalëve të një folësi elokuent, shpesh duke mos dalluar gabimet në logjikë apo edhe informacionet e rreme. Fjalët e njerëzve më kompetentë, por më pak bindës, në të njëjtën kohë, duken më pak të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse sektet dhe shkenca e rreme janë kaq popullore edhe sot.
10. PRITSHMËRIA EMOCIONALE
Imagjinoni sikur jeni në një marrëdhënie të re, ju ndiheni të magjepsur pas partnerit të ri dhe këto ndjenja ngatërrohen kollaj me dashurinë. Truri juaj fotografon dasmën tuaj të ardhshme dhe imagjinoni se sa e bukur do të jetë jeta juaj së bashku. Sidoqoftë, kur pasioni fillestar midis jush zbehet, mund të ndiheni të zhgënjyer që partneri juaj nuk po i plotëson pritjet e mëparshme për një “jetë të bukur”. E njëjta gjë vlen edhe për gjithçka që keni pritshmëri të forta: sa më shumë prisni për diçka, aq më shumë do të ndjeni paraprakisht për të, dhe aq më pak lumturi do të ndjeni kur pritja të mbarojë. / Bota.al