Për këtë gjellë mund të përdoren këto lloj peshqish, trofta, levreku, blini, krapi, qefulli, pëllumbi etj.

Përbërësit për 6 persona:

peshk 1.200g
7-8 domate mesatare
10 patate mesatare
vaj, 3/4 e filxhanit të çajit
l filxhan çaji verë e bardhë
l limon
4 lugë gjelle galetë
4-5 thelpinj hudhra
l lugë gjelle majdanoz
kripë e piper

Përgatitja:

Pastrohet peshku, pritet në racione (në dy copa për racion) vendoset në pjatë ose tavë dhe i hidhet pak kripë.

Merret tava e përshtatshme për peshq dhe lyhet me vaj. Ndërkohë pritet majdanozi hollë dhe hudhrat, shtohet galeta e bluar dhe përzihen këto së bashku në një pjatë. Një pjesë e kësaj mase hidhet në tavën e lyer me vaj dhe mbi këtë shtresë, vendoset peshku.

Në një tas porcelani hidhet vaji, vera, lëngu i limonit dhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, piperi dhe punohen me tel që të bëhet një masë e njëllojtë.

Domateve që kanë mbetur, u hiqet cipa (me ujë të valuar), priten në formë rrethi dhe vendosen mbi racionin e peshkut.

Hidhet mbi peshkun masa e përgatitur me vaj, verë, etj., spërkatet me pjesën tjetër të bukës së bluar dhe vendoset tava në furrë me nxehtësi mesatare për t’u pjekur 20-25 minuta.

Ndërkohë zihen patatet në ujë të valuar me kripë, pastrohen dhe shërbehen me peshkun, i cili pasi të piqet plotësisht vihet në pjatë sipas racioneve ose në pjatë duke i spërkatur patatet dhe peshkun me lëngun e vet.

Duhet patur parasysh që gjatë pjekjes të spërkatet me lëngun e vet.