(Shkrim i bërë me shkas debatin e mbajtur në Deçan,me rastin e prezentimit të projektit “Autostrada e Dukagjinit”,e Mërkure, dt.23.01.2019)
Në parim,çdo projekt investiv publikë është i mirëseardhur, aq ma shumë për vende ku kanë ngecje në zhvillimin ekonomik, siq është rasti i Republikës së Kosovës.
Por, pse për projektin në fjalë unë kam rezervat e mija,….!?
Po mundohem të jap disa nga arsyet që më shtyjn të kam rezervë:
E para, cili është fizibiliteti (analiza, kosto-përfitim) i këtij projekti….?! Sinqerisht, përveq fjalëve të ,,mëdha” që u thanë nga zyrtarët, ministri i Infrastrukturës, z.Pal Lekaj, dhe kryetari i komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj,se ky është projekti më i madh infrastrukturor që ka pas ndonjëherë Dukagjini, unë për vete nuk pash asnjë arsyetim tjetër bindës dhe përmbajtësor,pse na duhet me mbështet një projekt të tillë,apo se cilat janë benefitet e këtij projekti…?! Shtoj kësaj faktin se shumica e pjesëmarrësve në këtë promovim, pa dasht në asnjë mënyrë të nënçmoj dikënd,as iden nuk e kishin, përveq se po vjen Autostrada (biles njëri tha “nasht bre,le të vjen,çkado që vjen,mire se vjen, diçka bohet”), ja fatkeqësisht niveli i përceptimit të projektëve dhe dija për gjera të tilla nga këto nivele të strukturës së përgjithshme të shoqëris sonë……!
Në këtë rast,shtrohen pyetjet më se logjike: Ky projekt autostrade, i këtij niveli,a është në kuadër të Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës, i plotësuar në vitin 2010, për periudhën 2010-2020, i hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor i Republikës së Kosovës dhe MMPH, ku kjo pjesë e Kosovës trajtohet për resurset dhe ka rolin e lidhjeve “Urat e Kosovës” (Deçani,Gjakova,Rahoveci dhe Malisheva, me ngjyrë të verdhë) me vendet gjithandej Kosovës dhe sidomos Shqipëris e Malit të Zi, …..? (Përgjigje: Po ta shikosh Planin Hapësinor të Kosovës, ky nivel I koridorit të autostradës nuk figuron,por ka ide më ndryshe se si të krijohet zhvillimi i kësaj pjese,me zgjerimin e rrugëve ekzistuese, lidhjëve me shtetet fqinje me rrugë të reja dhe avancimin e shërbimëve).
A është tani koha më e përshtatshme për një projekt të tillë, duke e parë gjendjen e përgjithshme të vendit, sidomos atë socio-ekonomike…?!
A ka prioritete më të rëndesishme për të gjeneruar zhvillim ekonomik dhe për ta stimuluar atë, Deçani si komunë e vogël,por njëkohësisht me një pozitë të mirë gjeografike dhe me resurse të njohura si bazë për zhvillim ekonomik përmes agrokulturës,turizmit, trashëgimisë natyrore dhe kulturore, cilat do të ishin projektet me ndikim ma të madh zhvillimore, se sa autostrada….?!
Pse ky projekt për mua është pa vend dhe sidomos jo në kohën e duhur,….!
Kosova në vitet e fundit, buxhetin më të madhë, që kryesisht vjen nga taksat qytetarëve dhe aktiviteti I tyre tregtare, i ka orientuar në infrastrukturë rrugore, fillimisht me arsye,pasiqe infrastruktura rrugore ka kontribut direkt në zhvillim ekonomik, por jo përgjithësisht, ka shumë aspekte tjera që kanë impakt shumë me të madh…!
A është vetem aspekti rrugor automobilistik pengesa e zhvillimit ekonomik,ndryshe më thënë, a mendoni se vetem infrastruktura rrugore krijon zhvillim, apo ndoshta duhet dhe një zhvillim multisektorial, në fushat tjera, si bujqësia,turizmi, trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore, investimet në arsim cilësor dhe të profilizuar,krijimi I kushtëve lehtësuese për berje biznes, këshillimet profesionale, bashkinvestimet me të huajt duke krijuar siguri me mirëqeverisje për investitorët e jashtëm, etj .
Pse në vend të “Autostrada e Dukagjinit”, nuk I ofrohen disa gjëra tjera ta zëmë Deçanit,po vetkuptohet dhe komunave që prek kjo arterie që sipas zyrtarëve tonë, qenka alfa dhe omega e zhvillimit tonë, p.sh, ta zëmë, në vend të këtij 1 miliardi investim, në Komunën e Deçanit të riorganizohet në tërësi sistemi I ujitjes, të ndërtohen diga, jo një por disa, njëra nga to veq ka qenë e paraparë qysh nga vitet 70-ta të shek.të kaluar, projekte të cilat do të mbulonin pothuajse qind për qind ujitjen e sipërfaqëve të tokave bujqësore, sot e lënë djerrë nga pamundësia që të ujiten, jo vetem në komunën e Deçanit,por edhe në disa komuna për rreth ,pastaj do të hiqej njëherë e mirë problemi i furnizimit me ujë të pijes (lumenjët dhe përrockat e komunës së Deçanit janë të favorshme për një gje të tillë,pasiqe nga studimet e ndryshme, del se prurjet vjetore janë mjaft të medhaja,sidomos në pranvere dhe vjesht, nga malet e larta të Bjeshkëve të Nemura, që kanë shume reshje në vit, e sidomos borës së madhe gjatë dimrit).
Pse nuk vazhdohet me financimin e autoudhës nacionale Deçan-Plavë (me sa di,sivjet nuk ka të planifikuar me buxhetin e ri asnjë euro), arterie kjo me disa komponente dhe sidomos fizibilitet të lakmueshëm. E para është rrugë që lidh dy shtete, e dyta kalon nëpërmes bukurive natyrore tashmë të mirënjohura të “Grykës së Deçanit” dhe vet Bjeshkëve të Nemura,si aseti dhe potenciali ndër më të mëdhenjët për zhvillimin e turizmit. Komponenta e tretë, ajo tregtare,e shkëmbimëve të produktëve të zonave që kanë llojllojshmëri të artikujve,që do të përmbushnin tregun e njëra tjetrës ,ta zëmë ne kemi pemë,perime dhe drithëra, ndërsa zona malore e Plavës dhe Gusisë, produktet e qumështit, leshit,mishit,drurit etj,.Komponenta e katërt, poashtu me bazë të lidhjes emocionale,ku ato ishin dhe janë të banuara me plot bashkëkombas tonë,që realisht rrethanat historike I lan jashtë shteteve të tyre. Komponenta e pestë, ky projekt është në harmoni me nismat e agjencionëve të ndryshme ndërkombëtare,që kanë për qëllim investimin në zonat turistike të trekëndëshit Shqipëri, Kosovë dhe Mal I Zi. Me këtë, investim, qytetarët tonë,do të frekuentonin në çdo kohë dhe stinë bukurit e Bjeshkëve të Nemura,duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike të komunës së tyre dhe të vet Kosovës.
Republika e Kosovës, me sipërfaqë të përgjithshme 10,907 km2, nëse e shiqojm si shtrirje gjeografike,me drejtimin Përëndim-Lindje, përafërsisht 140 km dhe drejtimin Veri-Jug, diçka më shumë se 150 km,kuptohet vij ajrore, që do të thotë është një shtrirje gjeografike kompakte-qendrore,andaj pyes këta kolegët e mij planifikues, për një vend si Kosova, për rrjetin ndërkombëtar të rrugëve (TEN- Rrjeti trans evropian I Infrastrukturës së transportit),si trajtohet projekti në fjalë….?! E vetmja rrugë me impakt në këtë aspekt mbetet Autostrada “Dr. Ibrahim RUGOVA”, leht e kuptueshme,ajo e ndanë këtë shtet të vogël pothuajse përgjysmë,lidh shtete që kanë rrjetin ndërkombëtar të transportit rrugor në kuadër të sistemëve të navigimëve evropiane, dhe krijon mundësi që nëpërmes autoudhëve të nivelit brenda nacional,siq është në punim e sipër autoudha Pejë-Prishtinë (që realisht është lajm I mire vazhdimi I buxhetit për tu përmbyllur si aks shume me rendesi për Dukagjinin),po I cili mbulon lehtësisht tërë nevojat e transportit rrugorë për këtë pjesë, dhe autoudhëve tjera që shpërndahen sipas shtrirjes urbane aktuale dhe të planifikuar, do të mjaftonin për kapacitetin tonë si shtet. Hajde ta zëmë dhe autostrada “Arbën XHAFERI”,që na lidh me Shkupin (Maqedonin e Veriut) ka një rëndësi dhe peshë,po ju lutem çka I duhet lidhja me AUTOSTRADË qyteteve të Dukagjinit në mes vete, në këtë form që kanë propozuar…?!!! Kur këtë,me bindje të plotë e them,sikurse rruga ekzistuese magjistrale të riorganizohej në nivelin e asaj Prishtinë – Pejë,a nuk do të mund të përballonte ,,kapacitetin e transportit të maunave tona me prodhimet në fushat tona bujqësore dhe në alamet fabrikat dhe punëtorit tona për eksport…..?! ”,..nejse pak përdora doza të sarkazmës, po sinqerisht çka ne jemi duke prodhu, çka neve na duhet një rrugë e tipit të mbyllur (fatkeqsisht e pash se shumica as iden nuk e kanë se si duket),që nuk jep zhvillim për një kohë tepër të gjatë,ndërsa Ne na ka kapluar varfëria, papunësia,mos përspektiva,rinia dita ditës ik nga vendi,jo pse nuk kemi autostrada,por pse Ky shtet Yni nuk u ofron shkollim adekuatë,shëndetësi të nivelit, punësim, avancim profesional….etj,andaj me të drejt, ku është përfitimi nga ky projekt, që realisht ministri aktual, edhe e quajti si një dhurat për Ne,thuaja se fondet për ndërtimin e saj po na I sjell vet ai,e jo djersa jonë nëpërmes taksave dhe tatimëve të ndryshme (Ky projekt, sipas informatave që janë plasuar,nuk do të financohet nga banka botërore,e as nga ndonji fond me peshë ndërkombëtare, dhe qytetarët tonë duhet ta kuptojn se çfarë barre po i shtohet buxhetit të varfër të shtetit tonë.Arsyet e refuzimit të institucionëve ndërkombëtare janë shumica në kuadër të këtyre vërejtjeve që sot po shtroj në këtë shkrim). Pra promovimi i projekteve para qytetarëve si diçka që duhet parë se po dhurohet,vërtet është fyerja më e madhe që udhëheqësit tonë ua bëjn qytetarëve të vet,po fatkeqsisht,sot isha deshmitar se një pjesë e madhe asesi nuk po arrijn të kuptojn,se të gjitha jemi duke I paguar vet,biles ata që kemi zgjedhur,kanë luksin,që kontributin tonë ta tjetërsojn në sihariqe për ne, e ne po kapërdijm këto, kjo është kriza e vërtet te ne, kriza e vlerave të njëmenda,e moralit për të udhëhequr mirë, në çfarëdo pozite që sot gjinden zyrtarët tonë…
Kjo autostradë, do të ketë impakt negative dhe në aspekte tjera hapësinore, ta zëmë, prek shumë sipërfaqe të tokave bujqësore,biles atë në pjesë ku edhe ashtu janë në kapacitete të vogla,duke bërë që bujqëve në tërësi tua pamundësoj shfrytëzimin,siq është rasti I fshatrave Lubeniq, Strellc I Ulët dhe sidomos Lëbushë, fshat ky I cili edhe atë pak tokë pjellore që ka,e ka të shtrirë mu na atë pjesë të koridorit të planifikuar për “Autostrada e Dukagjinit”. Niveli I saj, bënë që të ndaj në dysh,shumë përmbajtje, ta zëmë zona të banimit, tërësi të fushave pjellore, etj.
Pastaj ka edhe mangësi tjera, ta zëmë,më habiti fakti,së paku, pse ky projekt autostrade, nuk e përshkron pjesën perimetrike të Rrafshit të Dukagjinit, p.sh, pse nuk shkonë rrëzë bjeshkëve të Nemura,duke bërë që së paku të ik nga zonat e banimit,mos të ketë impakt negative në toka bujqësore, të kaloj më shumë nëpër toka që nuk kanë ndonji vlerë bujqësore,po edhe që shumica janë prona shoqërore ose komunale, e jo private,të pa banuara, pastaj një pozitë e tillë do të mundësonte vizura më të mira në fushat dhe tërë Rrafshin e Dukagjinit, gjë që do rriste sadopak edhe vlerën e saj vizuele, etj. Edhepse duke qenë në dijeni se tereni kodrinoro- malorë mund të krijoj shpenzime më te mëdha projektit, prap se prap, ikja nga ndikimet tejet negative që përmenda më lart do të ia vlente kësaj rritje të caktuar të kostos së përgjithshme.
Një gjë tjetër,që Unë vazhdoj me pasë reserve për krejt arsyet e cekura më lart, është edhe nje fakt,pse kjo Autostradë, ka injoruar njërën prej trevave më shumë rëndësi dhe një pozitë të mirë,siq është e ashtu quajtura “Reka e keqe”, ku pa asnjë arsye bindëse, nga Deçani devijohet dhe ,,rastësisht” ofrohet afër zonës së ministrit aktual të infrastrukturës, z. Lekaj,duke lënë një krahinë të tërë jasht, dhe duke bërë një ndarje pa asnjë logjik planifikuese (nuk di ata që kanë dhënë detyren projektuese a e arsyetojn këte…?!!!), qe shtrirja në pjesën mbi zonën e Rekë së keqe, do të mbante nivelin e rrënzë bjeshkëve në të gjitha hapësirat,nga Istogu,Peja,Deçani,Juniku,Reka e keqe, Gjakova,pjesa rrëzë bjeshkëve e deri në Prizren,ku edhe do të kyqej në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, së paku duke u afruar edhe lidhjeve ekzistuese rrugore me Shqipërin (Qafë Morina dhe Qafa e Prushit, kërkesë kjo që del nga Plani Hapësinor i Kosovës, “Urat e Kosovës”).
Komuna dhe Ministria,më me prioritet duhet që rrugën ekzistuese magjistrale ta zgjerojn dhe ta modernizojn, ta pasurojn me zgjerimet, tranzitet apo bajpase të ndryshme,që të mos vij deri te bllokada në hyrje dalje të qytetëve,sidomos në kohën e pikut të verës kur vijn bashkëatdhetaret nga mërgimi. Sot po ta shikosh,traseja ekzistuese magjistrale Istog,Pejë,Deçan,Gjakovë dhe Prizren, në 90 % të gjatësisë së saj mund të zgjerohet dhe të bëhet edhe me 2×2 = 4 korsi për levizje,që realisht edhe per shumë vite,do ti plotësonte maksimalisht nevojat e këtij territori per transport rrugor (Kjo parashifet me Planin Hapësinor,jo autostrada). Këto rrugë magjistrale,kanë gjeneruar dhe vazhdojn të gjenerojn zhvillim ekonomikë dhe të bizneseve,autostradat janë për vende me hapësira të mëdha pa vendbanime (qytete),ku ka shume mallra dhe ka rol të madh shkurtimi I kostos dhe kohës së transportit.Kush nga Deçani, do ta përdorte hyrjen në “Autostrada e Dukagjinit”,për një distancë prej pak më shumë se 20 km,p.sh, të paguaj në hyrjen afër Isniqit, të eci 23 km deri në Gjakovë, të dal në hyrje-daljen në dalje të qytetit të Gjakovës, dhe ta zëme të kthehet në Skivjan, …. ?! ku është logjika këtu…kur këtë mund ta bëj në një autoudhë modern (zgjerim I magjistrales ekzistuese) në trasen ekzistuese e cila I jep mundësi për të bërë tregti, dhe hapësira biznesi në çdo hap pothuajse. Ky është koncepti I rrugëve të hapura, e jo tipit të mbyllur.
Komunat,më mirë është të kthehen në thelbin e problemit,sidomos Deçani,I cili ka deshtuar deri tani që njëhere e mirë ta zgjidh çështjen e trafikut brenda zonës urbane,këtu ka problemin Deçani, e jo në mega projekte si autostrada,por ta imagjinojn kohën e verës,se ata bashk atdhetarët tonë nuk kanë me kry punë autostradës,por të gjithë dalin nga fshatrat e tyre drejt zonës urbane,….këtu është ngarkesa,se gravitojn me hy të gjithë drejt qendrës së qytetit,ky është prioriteti dhe mundësia për aplikimin e parimit më modern të urbanizmit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar,ndersa të sigurohet një tranzit me parametra teknike për transport të maunave që nuk futen fare në zonën urbane,por kalojn në destinacionet e veta pa u bllokuar në qendër të qytetit….
Pa dashur të zgjatem,pasiqe ka shumë gjëra që do të mund të merren për bazë,deshiroj ta rrumbullakësoj këtë shkrim timin, se ky projekt infrastrukturorë për mua së paku duhet të shtyhet edhe për 10 apo 15 vite,atëhere kur ne do të krijonim një bazë më të fuqishme për linja të tilla,mjetet e parapara të përdorëshin mu për këto komuna,vetem se në projekte me të qëndrueshme dhe që shumë më shpejt të japin rezultat në zhvillim ekonomikë,e sidomos në hapje të vendeve të reja të punës, dhe asesi që projekti I promovuar si sot, me kaq pompozitet, të arrij objektivat e kunderta, nga projekti ndertues,të kthehet në degradues, nga pasurues në varfërues dhe mbi të gjitha, dasht zoti që mos të jetë projekt politikë e jo njëmend infrastrukturorë,gjë që gjithnjë e më shumë po dyshoj….!
Deçani dhe Kosova është e të gjithë neve,andaj kemi të drejt të shfaqim opinionet tona..
Me respekt,
arkitekt BLERIM BAJRAKTARAJ,Inxh.dipl.