Përbërësit:
250 g fasule
një qepë
një thelb hudhër
4 speca
majdanoz sipas dëshirës
kripë
piper
spec i kuq, i bluar
Përgatitja:
Zhyteni fasulen në ujë dhe lëreni që të qëndrojë disa orë. Ndërrojani ujin dhe në ujin e ri ziejeni fasulen derisa të zbuten kokrrat.
Në vaj fërgoni qepën e grirë imët, shtoni specin e kuq, kripën, piperin dhe fasulen e kulluar.
Specat e larë dhe të pastruar mbushini me fasule. Rendisini në një tenxhere të thellë, hidhini ujë dhe lërini ngadalë të vlojnë.
Kur të zihen, piqini në furrë.
Në fund hidhni sipër yndyrën e nxehur me pak spec të bluar, me hudhër të grirë imët dhe me majdanoz.