Qeveria austriake dëshiron të zvogëlojë sasinë e mbeturinave plastike dhe synon të ndalojë tërësisht çantat plastike deri në vitin 2020.
Por kjo ide është kritikuar ashpër nga zinxhiri i supermarketeve, përfaqësuesit e të cilëve thonë se ndryshimi nuk mund të bëhet kaq shpejt.
Dhe për ta zbutur këtë gjë, qeveria do të organizojë një samit të ashtuquajtur ”plastik”.
Zëdhënësja e Dhomës Ekonomike të Austriasë (WKOE) Iris Thalbauer, që foli në radion kombëtare austriake ”Oe3”, tha se duhet të ketë periudha më të gjata tranzicioni për artikujt e porositur tashmë ose të blerë.
OJQ-ja mjedisore ”Greenpeace” tha se ndalimi i qarkullimit të qeseve nuk ishte i mjaftueshëm dhe se shishet e plastikës duhet të zëvendësohen me shishe qelqi.