Vava ka prezantuar një kamera të lëvizshme, që do t’ju lejojë të mbani nën vëzhgim qenin ose macen tuaj teksa lëviz rreth shtëpisë kur ju nuk ndodheni aty.
Pajisja, e cila është kamera e parë e lëvizshme në botë për kafshët, debutoi në eventin e CES në Las Vegas këtë javë. Pet Cam Vava është e pajisur me audio me dy drejtime, kështu që ju mund të dëgjoni dhe ti flisni maces apo qenit tuaj nga distanca, dhe detektori i përplasjes do ta lejojë atë të lëvizë nëpër shtëpi pa u penguar në ndonjë gjë ose duke evituar rënien nga shkallët.
Pet Cam ka një lente me kënd të gjerë 120 gradë, duke i lejuar ato të shohin fusha të gjera kur shikojnë në ndonjë drejtim të caktuar. Ajo bashkohet me një aplikacion, të cilin mund ta përdorni për të kontrolluar lëvizjen e pajisjes dhe në këtë mënyrë edhe të kontrolloni ndjekjen e kafshëve tuaj përreth. Gjithashtu përmes kameras së lëvizshme ju mund të ndiqni live përmes aplikacionit me të cilin lidhet kamera si dhe të bëni foto të maces apo qenit tuaj teksa lëviz apo qëndron.
Sistemi mundëson smart alarms ose njoftime direkt në telefonin tuaj në rast se dallohen shenja se diçka mund të jetë duke ndodhur, dhe ka një tregues të integruar me lazer dhe ngacmues me pendë për të argëtuar kafshët shtëpiake. Pet Cam përdor një bateri të rikarikueshme që zgjat rreth një javë në një karikim të vetëm, thuhet nga kompania.
Nëse aktivizohet ose punon në mënyrë aktive, do të zgjasë 8 orë. Njësoj si një Roomba apo pajisje të tjera robotike që navigojnë në shtëpi në mënyrë autonome, Pet Cam ka sensorë të integruar që e pengojnë atë të përplasen nëpër objekte të ndryshme në shtëpi apo edhe vetë kafshët.
Ndryshe nga kamerat statike të kafshëve, pajisja e re e Vavës ju lejon të kontrolloni kafshët tuaja kur ato lëvizin rreth shtëpisë. Pajisja ju lejon të shihni, luani, dhe bisedoni me kafshët tuaja pa marrë parasysh se ku janë, edhe nëse janë nën shtrat “, thotë Vava. Sipas vetë firmës pajisja e re do të fillojë të shitet nga fundi i këtij viti.