Të dhënat personale të qindra politikanëve gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, u pirateruan dhe u publikuan online.
Kontakte, biseda private dhe detaje financiare të politikanëve të çdo partie politike, pos asaj të ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, janë postuar në Twitter.
Të dhëna të gazetarëve duket se kanë rrjedhur po ashtu.
Shkalla reale e dëmit të shkaktuar nga rrjedhja e informacioneve nuk dihet ende, por bëhet fjalë për një “sulm serioz”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Elb.
“Njerëzit prapa kësaj duan të dëmtojnë besimin në demokracinë dhe institucionet tona”, shtoi ajo.
Zyra federale gjermane për sigurinë e informacionit tha se po heton sulmin, ndërsa bëri të ditur se rrjetet qeveritare nuk janë prekur.
Qendra kombëtare e mbrojtjes kibernetike thirri një takim të premten në mëngjes.
Një zëdhënëse e Qeverisë gjermane tha se nuk janë publikuar të dhëna të ndjeshme nga zyra e kancelares.