MBI KODËR TE TAHIRAJVE/ Poezi nga Ismet TAHIRAJ

Nga Ismet TAHIRAJ

MBI KODËR TE TAHIRAJVE

Mbi  malet e Shalës

Kjo erë me testere

vjen lakaderdhë

 

Këtyere  herëve

Etërit tanë luteshin

Te këtë erë

Drithin për ta qëruar

 

Diçka s’na bie tamam

Diçka mbetët e tepruar.

 

Kur fle ne djep te saj

Sa është e mrekulluar

Por di te prapështoj kulme te shtëpive

E lisat gjigane për ti rrotulluar

 

Kjo erë  ka koridorin e vet

Dhe keqas di për t’u tërbuar

 

Po ne njërzit bëjmi punën tonë

Ajo rrallë  ka për tu lazdruar …