Përbërësit:
250 gram bizele
250 gram mish i grirë
1 limon
1 lugë gjalpë
1 qepë
2 supë të gatshme pule
3 thelpinj hudhër
1 lugë bollgur
1/2 lugë këri
1/2 lugë sheqer
300 ml ujë
kripë dhe piper
Përgatitja:
Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme. Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë.
Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur. Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer. Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit.
Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi. Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël. Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës.