Telashe të reja për sulmuesin problematik të Nice.
Mario Balotelli do të duhet të gjejë një ekip që nga janari.
Sigurisht gjithçka varet nga drejtuesit e Nice, por tashmë trajneri Patrick Vieira e ka marrë vendimin e tij.
Në një deklaratë të dhënë së fundmi, francezi është shprehur se sulmuesi italian është një dështim.
“Që në fillim ka qenë e vështirë të menaxhohet, duke nisur që me periudhën e afatit kalimtar dhe më pas vonesat për të kapur formën”, tha Vieira.
“Pastaj situata u përkeqësua. Ndoshta e kishte dëshirën për të bërë mirë, por më pas e kuptuam se nuk do të ishte e lehtë”.
“Nuk e di nëse ka përfunduar gjithçka, Mario ka një kontratë, por situata është komplekse për të gjithë”.
“Duhet gjetur një zgjidhje, presidenti dhe drejtori sportiv do të flasin me menaxherin e tij. Edhe pse 98% e shokëve i duan të mirën, bashkëpunimi mes nesh mund të quhet një dështim”, është shprehur trajneri i skuadrës së Nice.