“Prej epidemisë kanë vdekur 303 njerëz, ndërkaq 179 janë shëruar, duke përfshirë edhe një foshnje” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është epidemia e dhjetë e kësaj sëmundje në Kongo që nga viti 1976.
Në epideminë e parafundit në Kongo humbën jetën 33 njerëz. Fundi i kësaj epidemia u shpallë në fund të korrikut mirëpo vetëm një javë më pas u paraqit një epidemi e re në një pjesë Kongos.
Në vitin 2013 në Afrikën perendimore vdiqën më shumë se 11 mijë e 300 njerëz, më së shumti në Guine, Sierra Leone, dhe Liberi.
Ebola është një lloj sëmundjes së etheve hemoragjike, shumë ngjitëse.
Sëmundja shoqërohet me dhimbje të muskujve, kokës dhe trupit, rritje të papritur të temperaturës dhe ndonjëherë edhe më gjakderdhje.