Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
“Ndalesa vlen për periudhën nga data 30 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim.