Disa prodhime dhe raca të bagëtive kryesisht në malësitë e Shqipërisë janë regjistruar si marka tregtare tashmë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave Mjalti i Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane janë regjistruar si patenta kombëtare.
Mbrojtja e pronësisë industriale i jep vlerë markave tregtare dhe sidomos produkteve unike shqiptare të regjistruara si tregues gjeografik dhe emërtim origjine.
Drejtoria e Markave dhe patentave pohon se një rritje të aplikimeve për treguesit gjeografikë të produkteve shqiptare, kryesisht nga zonat veriore të Republikës së Shqipërisë si: Gështenja e Tropojës, Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, të cilat tashmë janë regjistruar.
Certifikimi dhe inventarizimi i produkteve unike është pjesë e projektit të grantit Francez për biodiversitetin.
Ministria e Bujqësisë ka kontraktuar tre organizata joqeveritare për zbatimin e aktiviteteve të tre zinxhirëve të vlerës për mishin e Kecave të Hasit, sherbelës dhe gështenjës në rajonin e Kukësit. Është kryer inventarizimi i produkteve potenciale për regjistrimin e shenjës së cilësisë.
Dhia e Hasit, gështenja dhe boronica që rriten në malësitë e Kukësit dhe të Tropojës të markuara tashmë si produkte unike dhe rrjedhimisht do të tregtohet dhe do të markohen për eksport me çmime më të larta.
Tashmë ka një precedentë pozitiv me certifikimin e gështenjës së Tropojës me standardin më të lartë.
Ky certifikimin i ka rritur vlerën produktit në fjalë gati më tre herë në katër vitit e fundit, teksa të ardhurat nga eksporti i gështenjës vetëm për Tropojën shënojnë gati 3 milionë euro në vit.
Mirëpo boronica e alpeve, një produkt mjaft i përdorur në farmaceutikë dhe në industrinë shqiptare, po vijon të shfrytëzohet barbarisht.
Boronica rritet në gjendje të egër dhe nuk është ende e certifikuar. Mungojnë magazinat e grumbullimit dhe as që bëhet fjalë për përpunim, shitet në gjendje të njomë me vlerë shumë të ulët ndaj tregtarëve të Malit të Zi.
Produktet unike që janë certifikuar me patentë kombëtare
/ Monitor