Nuk është thjeshtë një foto e një pikture, nuk është as një “shpellë” por është një shtepi-kullë, e prekëshme, e gjallë dhe më e rëndësishmja, ajo ndodhet këtu në Tiranë.
Është ndërtur nga dora e mjeshtrit Agim Nikaj, bazuar në traditën popullore të ndertimit të kullave të gurit, mbuluar me rrasa, kryesisht Toplana, Brisa, Palçi e Salca, pra fshatrave që kishin më afër rrasat e bregut të Drinit sesa dërrasat e çetinave të bjeshkëve të larta.
Kjo kullë është ndërtuar në oborrin e shtepisë së tij me përmasa 140 cm X 84 cm X 90 cm.
Kulla është e ndertuar e gjitha me gurë e dru mali dhe e mbuluar me rrasa guri.
Të lumtë dora mjeshtër, prof. Agim Nikaj për këtë vepër arti e cila përcjell mësëmiri traditën shekullore të ndërtimit të kullave malësore dhe që përbën njërin nga monumentët më të rëndësishëm të trashgimisë tonë kulturore!