Nga prof. dr. Afrim Krasniqi
Shoqëria dhe shteti ynë ka pasur e ka shumë zyrtarë që kanë drejtuar e drejtojnë në nivele të larta, disa prej tyre kanë mbetur në memorien dhe vetëm ndonjë prej tyre ka mbetur në memorien publike e shtetërore me vlerësim pozitiv. 11 vjet pas përfundimit të detyrës në krye të shtetit, Presidenti Moisiu besoj se është një prej këtyre të fundit, – një President qytetar, mbi-partiak, me sens të theksuar të shtetit dhe të përgjegjësisë ndaj detyrës.
Natyrisht, një nga përvojat më të mira personale dhe profesionale ka qenë e mbetet periudha e angazhimit në stafin presidencial si këshilltar politik i tij.