VALBONA

Nga Bardh M. Nëngurra

 

Valbona lum,

Valbona emen

Valbona frymzim

Valbona jetë

Valbona me bjeshkë

Valbona me shkambi

Valbona me borë

Valbona me drunjë

Valbona krenari

Valbona e malësorit

Valbona e bariut

Valbona e puntorit

Valbona e kangës

E Fatimes e Breçanit

Valbona e trimnisë

Valbona e Mic Sokolit

Valbona e Ali Ibrës

Valbona e Tahir Sinanit

Valbona e vallës

Valbona e Tropojës

Valbona e burrnisë

Valbona e bujarisë

Valbona, Valbona

Valbona vetë fryma e
Malësisë së Shqipnisë

Valbonë simbol bukurie

Ptrej zallit te lumit

e ne maje të pishes

Dhe une kreniohem me Ty

…si gjak i shprishur

i Bujanit te Krasniqes.

-Per Limit.al, nga Sarpsborg Norvegji, 1 Dhjetor 2018-