Presidenti Meta viziton shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj, Komuna Rozhajë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi  një vizitë në shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj, të Komunës Rozhajë.
Presidenti Meta u prit nga drejtori i shkollës, zoti Haxhi Lajçi, stafi pedagogjik, nxënësit dhe prindërit të tyre.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Rozhajë, akoma më i lumtur që jam në këtë shkollë për vetë historinë e saj, por edhe për vetë shpresat dhe aspiratat e këtyre fëmijëve që kemi këtu. Dua t’ju siguroj se nga kjo ditë do të jem gjithmonë në këtë shkollë! Do të jetoj me ëndrrat dhe me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve këtu, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë të Rozhajës e kudo ndodhen.
 
Kemi biseduar për të rritur bashkëpunimin mes Rozhajës dhe Shqipërisë dhe shumë shpejt do realizojmë një binjakëzim me një nga bashkitë e Shqipërisë. Po kështu drejtori Lajçi shprehu dëshirën për t’u binjakëzuar me një shkollë në Shqipëri, dhe do të gjejmë jo një, por dy-tre shkolla shumë të mira për t’u binjakëzuar me shkollën tuaj këtu në Dacaj.
Njëkohësisht i ftoj të gjithë fëmijët e shkollës dhe kolektivin e mësuesve për një vizitë njëjavore në Shqipëri qoftë kur të kenë pushimet e pranverës apo pas shkollës, në mënyrë që edhe të diskutojmë, edhe të ndjekim ato probleme e vështirësi që i diskutuam këtu, por edhe për të parë e vizituar shumë vende të bukura në Shqipëri.
Ashtu sikurse jam i sigurtë që do të ketë edhe vizitorë këtu në shkollën tuaj nga Shqipëria: mësues, intelektualë, personalitete të njohura në fushën e arsimit, kulturës e të artit. Edhe artistë nga më të njohurit të Shqipërisë do të vijnë këtu, jo vetëm për këta fëmijë, në mënyrë që tërë këtë vështirësi e sakrifica që ju keni investuar për të ruajtur gjuhën tonë të mrekullueshme, alfabeti i së cilës bëri 110 vite këto ditë, por edhe këngët, traditat dhe kostumet tona, ne do të përpiqemi, edhe pse jemi pak me vonesë, t’u kthejmë me një mbështetje dhe me një dashuri të pakufishme.” – iu drejtua Presidenti Meta të pranishmëve.
Pasi e përgëzoi stafin pedagogjik për punën e shkëlqyer që po bëjnë në këtë shkollë, veçanërisht për ruajtjen e gjuhës shqipe, Presidenti Meta i dhuroi këtij institucioni arsimor 40 fotografi të përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes Kombëtare, një fotografi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut si dhe një kolazh fotografish nga punimet e Kongresit të Manastirit, në kuadër të 110-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
 
“Është kënaqësi t’ju uroj edhe Festën e 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar. Vite më parë do të ishte e paimagjinueshme që dikush nga Shqipëria të vinte këtu, por ja që kjo është tërësisht e mundur në saje të marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë Shqipëria dhe Mali i Zi. Edhe për shkak të kontributit të shkëlqyer që shqiptarët e Malit të Zi kanë dhënë për pavarësinë e tij, për integrimin në NATO dhe ecjen përpara të Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ne jemi sot këtu falë këtij vizioni të përbashkët që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë, falë kësaj bindjeje që të drejtat e pakicave duhet të respektohen në mënyrën më europiane nga qeveritë dhe institucionet tona.
Që bashkëjetesa duhet të forcohet gjithnjë e më shumë në mënyrë që këta fëmijë, pavarësisht nga përkatësia etnike, kombëtare, të mos mendojnë për t’i lënë këto vise të mrekullueshme, me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit. Dhe pse jo, në të ardhmen Rozhaja të kthehet në një qendër të fuqishme të të gjithë rajonit për zhvillimin e turizmit malor, të turizmit të aventurës e të skive.
 
Duhet të krijojmë kushte që talenti i këtyre fëmijëve dhe krenaria e tyre të ecin në paralel dhe ata të bëhen të aftë e të zotë në mënyrë që t’i japin një perspektivë tjetër këtyre zonave, por njëkohësisht të bëhen promotorë të paqes, bashkëjetesës dhe të harmonisë këtu në Rozhajë e në të gjithë rajonin tonë.” – nënvizoi Presidenti i Republikës.
Është një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe nuk do ta harroj këtë vizitë asnjëherë, pavarësisht se do të vij përsëri në këtë shkollë, por vizita e parë nuk harrohet, ashtu sikurse nuk harrohet as mësuesi i parë. Kështu që ju falënderoj shumë dhe nga këtu këtu ju uroj: Gëzuar edhe Festën e 28 Nëntorit të gjithëve!

Dua t’ju them se nga sot një pjesë e zemrës sime do të jetë këtu, gjithmonë me ju.”, – përfundoi përshëndetjen e tij Presidenti Meta në këtë vizitë të paharrueshme në shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe të Dacajt, në Rozhajë.

Rozhajë, Mal i Zi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj, të Komunës Rozhajë.