Nga Isa Maloku
Halit Elshani ka lindur më 01.01.1944 në Dasam (ish Staradran) të Komunës së Burimit (ish Istog). Rrjedh prej një familje atdhetare e cila ka qenë e anatemuar – sidomos në kohën e komunizmit etatist serbo-jugosllav, e persekutuar dhe djegur më 1918, 1924 si dhe gjatë luftës së fundit më 1999. Shkollën fillore katër klasëshe e ka kryer në vendlindje, për të vazhdar më pastaj në Gurakoc. Studimet e larta për matematikë dhe ekonomi i kreu në Universitetin e Prishtinës.
Fillimisht ka punuar si arsimtar në Kijevë, vitet 1964/65, pastaj si mësues në Staradran, për të vazhduar si mësimdhënës i matematikës në shumë shkolla fillore dhe të mesme në trojet shqiptare, në Kosovë dhe Medvegjë, detyrë këtë të shenjtë që e ka vazhduar gjer në fillimin e luftës heroike të UÇK-së, përkatësisht gjer me dëbimin nga ana e regjimit fashist serbo-jugosllav. Gjatë periudhës së viteve 1964-1999 ishte mentor për lëndën e metodikës së matematikës, bashkëpunëtor revistash profesinale, gazetash ditore dhe periodike, recenzent i disa teksteve nga lëmia e matematikës, autor i disa punimeve pedagogjike në fushën profesionale.
Ishte bashkëthemelues i shkollës tetëvjeçare në vendlindje, i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, i gjimnazit në Lipjan, i gjimnazit në Vushtrri, i mësimit të orientuar në Medvexhe, i sindikatës SBASHK-u të BSP së Kosovës, i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze” – i nëndegëve në gjashtëmdhjetë lokalitete të komunës së Prishtinës, i degës në Drelaj të Rugovës, i Degës në Preshevë, i LSHB-ës në Bruksel, i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Shtetet e Beneluksit, i degës së kësaj partie në Antwerpen të Belgjikës, i Shoqatës:”Miqtë e TMK-së në Bruksel, përkatësisht i Shoqatave të dala nga Lufta. Ishte pjesëmarrës në demostratat e studentëve më 1968 në Prishtinë dhe i burgosur në Pejë.
Ka qenë bashkëorganizues i shumë manifestieve në diasporë, i grevës dhjetëditëshe në Bruksel për lirimin e të burgosurve, i përvjetorëve të atdhetarëve Enver Hadri, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, i demonstratave para Parlamentit Evropian në Bruksel, për kindapimin, për lirimin e të burgosurve dhe të pagjeturve nga ana e Serbisë, i demonstratave në Hagë për lirimin e Fatmir Limës. Ka marrë pjesë në senzibilizimin e shkollës shqipe në Belgjikë.
Në aktivititet sportive dhe humanitare ka qenë sekretar i klubit basketbollist “Elektrokosova“, sekretar i Shoqatës Bamirëse „Nëna Tereze“ – dega Qyteti i Vjetër në Prishtinë, sekretar i LSHB-ës në Bruksel, përfaqësues i klubit shqiptaro-belg “Vokshi“ në Skarberg. Bëri mbledhjen-përgatitjen për botim të “Monografisë së shkollës Naim Frashëri“ (1964-1965). në Prishtinë.
Tani është nënkryetar i Shoqatës „Miqtë e TMK“-së në Bruksel, autor i romanit:”Qeta e Brukselit”; Enver Hadri; ”Kosova është gjaku ynë qe nuk falet”!!, koautor i librit; ”E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike(5,6), autor i librit „Çeta e Gostivarit” (Plaku i maleve Gjelë Kalishti nga Gostivari), i „Monografis së familjes Elshani nga Dasami (ish Staradrani)“. Ka në dorëshkrim: ”Ditari i lufëttarit të UÇK-ës, Gani Shala“, Libri për Drinin ”Një jetë një vdekje”, :Çeta e Brukselit2“, „(Morfologjia e një fushate)“, Librin për arisimtarin Taib Sylejmani, Monografinë për “Islihatin” , recensent i shumë teksteve nga lëmi i matematikës, dhe publicistikës.
Për veprimtarinë e tij është nderuar me mirënjohje nga: Shkolla fillore “Naim Frashëri” – Prishtinë, Shoqata bëmirëse “Nëna Terëzë” – Prishtinë, Shoqata humanitare “Merahmet” – Sarajevë, Ministria e Arësimit të Republikës së Kosovës – Prishtinë, nga Shkolla e Lartë Pedagogjike-të Universitetit të Prishtinës, nga LASH-i , siq thuhet: ”Për kontributin e dhënë për arsim dhe edukim të brezave të rinjë në shkollën shqipe” në Belgjikë.
Nga senatori i përjetshëm, miku i shqiptarëve e posaqërisht i Heroit Enver Hadrit dhe ish presidentit Ibrahim Rugova Z. Vili Kujpers, nga shkolla e mesme fillore”Enver Hadri”-KK Vushtrri, nga “RKSH” e Kosovës “Enver Hadri” me seli në Bruksel dhe nga Rinia e Budakovës ”Tre korriku”-KK-Suharekë.
Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kastriotit, i kësaj Lidhje në Belgjikë dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artisëtve në mërgatë. Mirënjohje z. Halit Elshani nga Ministria e Diasporës për pjesëmarrje në takimet tradicionale të krijuesve nga mërgata. Aktualisht është nënkryetar i Klubi i Boksit « Prishtina » në Prishtinë.
Autori Isa Maloku