Qyteti mbeti prapa nesh

Para 50 vjetësh, më 27 shkurt 1967, Jusufi dhe unë, në një ditë të ftohtë dimri, lidhëm jetën me njëri-tjetrin përgjithmonë. Vitet që pasuan shpesh ishin të rënda, të hidhura dhe plot sfida, por gjithnjë të mbushura me dashuri, poezi dhe muzikë. Në mbrëmjen e martesës sonë, Jusufi e shkroi këtë poezi, për të ngurosur përgjithmonë atmosferën e asaj dite. (Nga Suzana Gërvalla)

Qyteti mbeti prapa nesh

Poezi nga Jusuf Gërvalla

Frori kërcënohej atë ditë me borë e acar
Thurte kurora t’bardha mbi drunj e pullaz’
Atëbotë stolisur ballin ta kam me luleborë
Pa miq e prindër shkuam të bënim kurorë

Si dy shtegtarë të lodhur u gjetëm n’fërfllazë
N’krahët e natës u lëshuam, kërkuam konak
Në një kasolle t’vjetër ku s’na gjet njeri
U strehuam

Ngadalë po ngrysej nata
Diku larg diktuam një kasolle
Andej na drejtoi shtrëngata
Po na grishte e tymit larg një fjollë

Me neveri e dro atë botë kemi pritur
Mos farë dore e vrazhdë vjen të na shqetësojë

Frori lazdrohej atë ditë si ndonjë fëmijë
Përmes gishtash përpihej, kërcënohej t’i ngrijë
Atëbotë n’sytë e shqetësuar kam parë një shkëlqim
Që kërkonte në mua një mbështjetje, ngushëllim

Prapa mbeti qyteti dhe tërë ajo rrëmujë
Horizontet e zbehta dhe netët pa gjumë
Lamtumirën e fundit ia thamë përgjithmonë
Fëmijërisë së pabrenga dhe djalërisë sonë.

Mengadalë po ngrysej nata…

27 shkurt 1967

Fotografia e Suzana Gervalla