Më shumë se një e pesta e popullsisë ruse jeton në varfëri, bazuar në studimin e Akademisë presidenciale për ekonomi kombëtare dhe administratë publike të Rusisë.
Studimi thotë se 22 për qind e rusëve bien në “zonën e varfërisë”, që do të thotë se ata nuk janë në gjendje të blejnë diçka përtej produkteve bazë për mbijetesë.
Rreth 28 për qind e popullsisë gjenden në atë që hulumtuesit e quajnë “zonë e rehatshme”. Këta njerëz janë në gjendje të blejnë ushqime, rroba dhe artikuj të përshtatshëm dhe nuk janë në gjendje të shohin nëse situata e tyre financiare do të përkeqësohet viteve të ardhshme.
Presidenti Vladimir Putin ka vendosur një objektiv ambicioz për uljen e normës së varfërisë në Rusi deri në vitin 2024, kur e përfundom mandatin që e filloi në maj të këtij viti.
Sipas Bankës Botërore dhe Shërbimit Federal të Statistikave të Rusisë, shkalla e varfërisë në vitin 2017 ishte 13.2 për qind. Kjo shifër bazohet në të dhënat e Shërbimit të Statistikave që tregojnë se 19.3 milionë banorë të Rusisë dhe rajonit të Krimesë të kontrolluar nga Rusia ishin nën nivelin mesatar të jetesës prej 9.786 rublash (rreth 148 dollarë).