BE miraton marrëveshjen me Britaninë e Madhe dhe shpreson që qeveria britanike të rezistojë deri të dielën në samitin e posaçëm të BE. Nuk do të ketë negociata shtesë për marrëveshjen e arritur.
Me një ujdi të harmonishme të 27 ministrat e Europës të Bashkimit Europian e miratuan marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Këtë e pohuan si kreu i këshillit të presidencës së, ministri austriak për Europën, Gernot Blümel dhe kryenegociatori, Michel Barnier të hënën. Pika që ende qëndron e hapur, sipas BE, është zgjatja e mundshme e fazës së tranzicionit. Sipas marrëveshjes faza e ndërmjetme, në të cilën Britania e Madhe dhe BE do të kenë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi do duhet të marrë fund në dhjetor 2020. Me kërkesë të Britanisë së Madhe është e mundur tani edhe një zgjatje e mundshme e këtij tranzicioni. Por deri në fund të javës, BE dhe Britania e Madhe duan të bien dakord për një datë konkrete. Si afat të fundit, kryeministrja, Theresa May përmend zgjedhjet e ardhshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, të planifikuara në vitin 2022.
Zgjatja e fazës së ndërmjetme
Kjo datë ka rëndësi për shkak të debateve të brendshe politike në Britaninë e Madhe, sepse për sa kohë që faza e tranzicionit është në fuqi, gjërat nuk ndryshojnë për britanikët. Vetëm pas kësaj e nëse përpjekjet që të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi dështojnë, do të hyjë në fuqi „rregullorja e emergjencës”, „Backstop” ai rregullon, që mes anëtares së BE, Irlandës dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe të mos ketë „kufi të plotë”. Kjo do të arrihet përmes asaj, që Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut do të mbeten në një union doganor me BE, pa afat. Kjo është e papranueshme për përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexitit në grupin parlamentar konservator të partisë së Theresa Mayt. Sepse union doganor do të thotë që Britania e Madhe nuk do të shkëputet përfundimisht nga BE dhe nuk do të arrijë të përmbyllë dot marrëveshje tregtare vetjake psh me SHBA, Indinë apo Kinën. Pra, premtimi – „to take back control” -të rimerrej kontrolli nuk do të realizohej.
Të mënjanohet Backstop
Por rregullorja „backstop” nuk do të duhet të zbatohet, sepse më parë do të jetë arritur një marrëveshje bashkëpunimi, që zgjidh edhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Këtë e ka premtuar kryeministrja britanike që ndodhet nën presion të madh në vendin e saj. Për të çimentuar edhe njëherë këtë marrëveshje, Theresa May kërkon që këtë javë përsonalisht të udhëtojë në Bruksel për të negociuar vetë formulimet e sakta të „deklaratës politike” të marrëveshjes së Brexit. Në këtë deklaratë përcaktohen qëllimet e marrëveshjes së re mes BE dhe Britanisë së Madhe. Ato janë të formuluara në mënyrë të përgjithësuar dhe shkojnë nga bashkëpunimi në çështjet e sigurisë deri tek një marrëveshje tregtare e gjerë me shkëmbim pa dogana të mallrave e shërbimeve. Po ashtu parashikohet edhe udhëtimi pa viza, si edhe mundësia e hyrjes së partnerëve në kontratë tek zonat e peshkimit apo pjesëmarrja me pagesë e britanikëve në programe të caktuara të BE.