Nga Islam Lauka
Sot Kosova dështoi të sigurojë votat e nevojshme për t`u anëtarësuar në Interpol. Një lajm i keq, zhgënjyes për Kosovën dhe të gjithë ne.
Veç të tjerash, ky dështim është pasojë e politikës dritëshkurtër të dyshes Thaçi-Pacolli. I pari, me “pragmatizmin” e tij që shkon kundër interesave të Kosovës, i dyti, me qasjen biznesore në diplomaci.
Miku i tyre i përbashkët, Presidenti i Rusisë, V. Putini votoi kundër Kosovës, pro Serbisë, ashtu siç ka bërë gjithmonë. (Publikuar në faqen e tij në Facebook)