(Ose dynjanë duke e futur nëpër birë të gjilpërës)
Nga Sejdi Berisha – Pejë
Vetmia
Kjo besnike
Kurrë nuk më tradhton
Edhe atëherë kur në ulësen e parkut
Apo edhe në ndonjë kënd restorantesh
Gjendem duke e futur
Dynjanë nëpër birë të gjilpërës
Vetmia
Te derë e shtëpisë më pret
Bashkë hyjmë në dhomën time
Shtrojmë muhabet hidhërimesh
Dhembjesh e përmallimesh
Dikur vonë pasmesnate
Ia plasim vajit
Unë për te
Ajo për mua
Vetmia
Sa mirë
Kjo mike që gjithkund më ndjek…