Në Islandë vendoset ngrohje nën trotuarë

E pabesueshme, në Islandë, vendoset ngrohje nën trotuarë.

Kjo tregon edhe një herë se si ky shtet kujdeset maksimalisht për banorët e vetë duke ju siguruar edhe në rrugë mbrojtje nga i ftohti.

Ndryshe nga vendet e tjera, Islanda ka filluar implementimin e ngrohjeve edhe nën trotuare, kjo për të mundësuar shkrirjen e menjëhershme të borës dhe akullit në mënyrë që këmbësorët të mos rrëshqasin dhe lëndohen.

Në Islandë, përdoret uji i nxehtë gjeotermik për të ngrohur shtëpitë. Uji i nxehtë vjen në shtëpi me një temperaturë prej 74 gradë C dhe qarkullon nëpër radiatorë të cilët lëshojnë nxehtësinë në temperaturën më të pranueshme të mundshme dhe në mënyrën më efikase.