50 pjatat më të mira që janë krijuar ndonjëherë (Shoqëruar me fotot përkatëse)

Stafi i rrjetit prestigjioz botëror të lajmeve, CNN ka kërkuar në të gjithë planetin për 50 pjatat më të mira që janë krijuar ndonjëherë.

Nuk ka dyshim që disa prej jush do të mbeten të shokuar: “Si ka mundësi që të patatet e skuqura nuk janë në krye të listës?”

Mirëpo përfundimet ne i kemi nxjerrë nga sondazhet në Facebook. Pasi të keni parë renditjen mund të na tregoni se cila është pjata juaj e preferuar. Kjo speciale i shërben edhe atyre restoranteve që duan të jenë më të mirët, duke zbuluar në këtë mënyrë se cilat janë ushqimet më  të preferuara nga njerëzit.

50. Kokoshka me gjalpë, SHBA

Misri është më i mirë kur skuqet më gjalpë deri të shpërthejë, dhe më pas ta shijosh duke parë “Commando” natën vonë.

49. Masala dosa, India

Kërcëllitës, një krep i mbuluar nga një përzierje djegëse me patate, e cila më pas zhytet në kokos, turshi, salcë me bazë domate dhe thjerrëza dhe salca të tjera pikante. Ky është një ushqim fantastik për mëngjes, i cili do t’ju mbajë të ngopur deri në drekë.

48. Patatina, SHBA

Patatinat janë shpikur në New York, në një lokal të vogël dhe të rëndomtë, kur një kuzhinier po përpiqej të bënte një trik. Tani ata janë një ndër ushqimet më të mira dhe më të preferueshme nga fëmijët. Mendoni për to në këtë mënyrë: nëse patatinat kushtojnë jo më shumë se 5 dollarë, atëherë ato janë një ushqim shumë më i mirë se haviari, çmimi i të cilit është sa kostoja e një lufte.

47. Paella me fruta deti, Spanjë 

Deti njom paksa këmbët tuaja ndërkohë që ju po gatuani në tigan Paella. Karkaleca, karavidhe, midhje dhe sepje kombinuar me oriz të bardhë dhe bimë të ndryshme, vaj dhe kripë, dhe menjëherë do e ndjeni veten sikur jeni me pushime ne Valencia.

46. Som Tam, Tajlandë

Për të përgatitur sallatën më të famshme tajlandeze duhet të shtypim një kilogram hudhër dhe speca djegës të kuq. Më pas hedhim lëng tamarind (frut tropikal), salcë peshku, kikirikë, karkaleca të thatë, domate, lëng limoni, kallam sheqeri, fasule dhe pak papaja të integruar.  Som Tam mund të përgatitet edhe me gaforre, por nuk ka bukurinë dhe shijen aq të mitë të Som Tam me salcë peshku.

45. Pulë me oriz, Singapor

Shpesh kjo pjatë quhet “ushqim tradicional kombëtar” i Singaporit. Pula e pjekur e nxehtë shërbehet me oriz aromatik dhe me vaj dhe me kastravecë. Pula mund të jetë e pjekur, por mund të jetë edhe me salcë soje. Salca soje duhet të jetë e përgatitur me spec djegës, hudhër dhe xhenxhefil.

44. Poutine, Kanada

Patate të skuqura të mbuluara me gjalpë, djathë dhe lëng mishi. Mund të tingëllojë e pështirë dhe gjithashtu mund të duket e tmerrshme, por pasi ta keni provuar njëherë do ju lëshojë goja lëng sa herë ta shikoni. Miqtë tanë kanadezë këmbëngulin se ato janë edhe më të shijshme nëse do të konsumohen rreth orës 3 të mëngjesit, pas disa birrave.

43. Takos, Meksikë

Peta të vogla, të freskëta të mbushura me copa të vogla mishi të pjekura në zgarë, të mbuluara pastaj me salcë, qepë, kripë, majdanoz, ose çfarëdo që ju dëshironi, janë të përsosura për mëngjes, drekë apo darkë. Kjo është arsyeja se pse të gjithë vizitorët kur largohen nga Meksika kanë shtuar në peshë.

42. Tost me gjalpë dhe “Marmite”,Britani

Çdo gjë e skuqur me gjalpë është e shijshme por salca britanike e quajtur “Marmite” do bëjë që ju të dashuroheni pas këtij ushqimi. Për shije shtesë, mund t’i shtoni edhe reçel.

41. Tofu “i neveritshëm”, Azia Juglindore

Ju as nuk mund ta imagjinoni erën e keqe të njërës prej pjatave më të çuditshme të Azisë Juglindore. Aroma e torfu-së së fermentuar është aq e shfrenuar sa mund të mos ju hiqet nga mendja për muaj të tërë. Por a ia vlen të përpiqesh të provosh shijen e këtij ushqimi legjendar? Sigurisht që ia vlen!

40. Marzipan, Gjermani

Mos u mashtroni nga imitime të lira, të cilat përdorin pastë soje ose esencë bajameje. Pjata e vërtetë nuk përdor asgjë tjetër përveç pluhurit të bajames dhe sheqerit. Është aq e mirë sa edhe nëse pasi të keni ngrënë racionin e parë, të ndjeheni të sëmurë, ju do ta gjeni veten duke përfunduar racionin e dytë.

39. Ketchup, SHBA

Nëse Malcolm Gladwell thotë se ky është një ushqim i përsosur, atëherë është me të vërtetë. çdo gjë që mund ta bindë një dy-vjeçar që të hajë karrota dhe jo t’i pështyjë në tokë është i denjë jo vetëm për titullin “I shijshëm, por edhe për titullin “Mrekullia e bindjes “ gjithashtu.

 

38. French toast, Hong Kong 

French toast në një mëngjes të vonë, ditën e diel, është si një përqafim i thellë i skuqur. Dy copa tost me reçel, vezë, të skuqura me gjalpë, dhe të shërbyera edhe me më shumë gjalpë e shurup. Ushqimi më i mirë në Hong Kong, duhet të shijohet para se të masni kolesterolin në gjak.

37. Chicken parm, Australi

Shkrihet djathë parmesan dhe djathë mocarela, një spec i kuq, hudhra dhe salcë domateje. Kjo masë shtrohet mbi një fileto pule. Italianët pretendojnë se ky është një ushqim Italian, megjithatë janë australianët ato që e gatuajnë më mirë.

36. Mish derri në barbekju (barbecue), SHBA

Një masë me speca djegës, domate, qepë, piper dhe bimë të ndryshme mund t’i japë secilit shef kuzhine një recetë të personalizuar për të përgatitur mishin e derrit. Ashtu si qielli i Teksasit, mundësitë janë të pafundme.

35. Gaforre djegëse, Singapor

Ju nuk mund të vizitoni Singaporin dhe të lini pa provuar specialitetet e saj të mishit të pjekura me erëza. Ndërkohë që ka dhjetëra mënyra për të përgatitur gaforret (me piper të zi, me vezë, me djathë, etj.), gaforret me spec djegës janë më të shiturat.

34. Shurup panje, Kanada

A keni provuar ndonjëherë të hani një copë tortë pa shurup panjë? Është si të përtypësh një copë kartoni. Në fakt, dhurata e Kanadasë për prindërit kudo: spërkatni me shurup panje brokolin dhe ai do të kthehet në një gjë shumë të shijshme dhe të pëlqyeshme nga fëmijët tuaj.

33. Peshk me patate të skuqura, Britani

Jo çdo gjë që ka ndodhur në vitet 1860 ka qenë e gabuar. Pjata kryesore e klasës punëtore britanike viktoriane ishte kërcëllitëse nga jashtë dhe e butë nga brenda. Kjo pjatë e spërkatur me kripë, uthull dhe salcë tartar ishte gjithashtu e preferuara e princit.

32. Ankimo, Japoni

Pra kush është për një copë mëlçie të një monkfish, të shoqëruar me perime të integruara? Ju jeni duke humbur në një nga sekretet më të mëdha të sushit, një ankimo të çmuar. Monkfish është një peshk shumë i rrallë peshkohet pa kriter, kështu që me shumë mundësi ankimo nuk do të jetë edhe për shumë gjatë në tryezat tuaja.

31. Proshuta parma, Itali

Këtë proshutë do ta gjeni së bashku me pjepër dhe sallatë të vendosur mbi picë. Fetat e holla sa një fije letre, të kripura e të tymosura mund të largojnë shijen e çdo ushqimi tjetër me të cilin po i shoqëroni. Ju do të mbani mend vetëm shijen e proshutës.

30. Goi cuon (role vere), Vietnam

Kjo role e bërë nga mishi i derrit, karkaleca, erëza, oriz dhe përbërës të tjerë të mbështjellë në një letër orizi shërbehet në temperaturën e dhomës. Duhet ta shijoni në maksimum shijen e mishit dhe të bimëve të freskëta.

29. Biftek viçi Ohmi-gyu, Japoni

Ky biftek i veçantë japonez nga i famshmi Takara Ranch është bërë i njohur nga Pallati Perandorak i Japonisë si një nga rezervat më të mëdha të biftekut të viçit në 400 vitet e fundit. E quajtur “Rolls-Royce”, gatuhet në stilin sashimi me rigon, limon, çaj jeshil dhe kripë deti. Kjo mënyrë e të gatuarit i jep biftekut një shije delikate.

28. Pho, Vietnam

Pothuajse të gjithë gabojnë në shqiptimin e kësaj pjate tradicionale kombetare vetnameze (shqiptimi i saktë është “fuh”). Pho është një supë me petë orizi, pak erëza dhe mish pule apo viçi. Një pjatë aromatike dhe e shijshme.

27. Mish i tymosur në stilin Montreal, Kanada

Këtu mund të gjeni mishin më të mirë të tymosur në të gjithë Amerikën e Veriut. Nëse do të porosisni sandviç me mish të tymosur, me shumë mustardë, tre lloje turshish dhe shumë patate të skuqura, do t’ju lëshojë goja lëng.

26. Fajitas, Meksikë

Kjo përvojë ngrënieje është një emocion i veçantë për entuziastët e DIY (do it yourself). Hapi i parë: vendoseni mishin në një tigan. Hapi i dytë: shtoni në tigan pjepër, qepë, salcë kosi dhe pak miell. Hapi i tretë: mund të shtoni gjithashtu diçka që ju pëlqeni. Hapi i katërt: gatuajeni përsëri.

25. Gaforre me gjalpë dhe hudhër, Indi

Ky ushqim nuk i ka rrënjët as në Kinë e as në Indi. Ai vjen nga “Toka e Gjalpit”, një parajsë ushqimore imagjinare, në të cilën çdo gjë e gatuar me gjalpë ka shije fantastike. Ky ushqim kaq i shijshëm përbëhet nga një gaforre e madhe, gjalpë dhe salcë hudhre, e cila depërton në të gjithë gaforren. Perënditë e detit në “Tokën e Gjalpit” i kanë bërë këtë dhuratë botës.

24. Champ, Irlandë

Patate pure me qepë pranvere, gjalpë, kripë dhe piper do të shoqëronin në mënyrë perfekte çdo lloj mishi ose peshku. Për të konsumuar këtë lloj ushqimi ne sugjerojmë çdo pijetore të mbipopulluar në çdo qytet bregdetar irlandez, rreth mesditës.

23. Lazanja, Itali

I dyti ushqim pas picave në Itali është lazanja. Ka një arsye se pse këto makarona me salcë domatesh dhe me mish të grirë janë aq të pëlqyeshme nga fëmijët.

22. Akullore me vanilje, Globale

Ka shumë njerëz që nuk frekuentojnë restorantet që nuk kanë në menunë e ëmbëlsirave akullore me vanilje. Ju mund t’i quani budallenj. Ne gjithashtu, sepse ne pasi të linim restorantin do të shkonim diku tjetër ku mund ta gjenim akulloren me vanilje.

21. Kruasant, Francë

Pasta flokë-flokë e mbuluar me gjalpë, dhe në mes me reçel me shije të ndryshme. Gjithkush do ta donte një mëngjes të tillë, të ëmbël dhe yndyror të shoqëruar me një filxhan kafe të fortë.

20. Arepas, Venezuela

Një petë e vogël misri të cilën mund ta shoqëroni me shumë ushqime të shijshme: djath, mish pule i copëtuar, mish derri, biftek, domate, avocado. Kjo është gjëja më e bukur në Venezuelë që pasi ajo fitoi Miss Univers.

19. Moo Nam Tok, Tajlandë

Derri i pjekur në skarë, i kombinuar me lëng limoni, qepë, spec djegës, menexhik, salcë peshku, oriz i skuqur. Legjenda thoqë që gjaku i mishit që bashku me salcën kanë frymëzuar disa mishngrënës për ta quajtur këtë pjatë “mishi ujvarë”.

18. Qebap, Iran

Për të mos qenë të uritur për një kohë të gjatë shumë student ne Britaninë e Madhe konsumojnë qebap. Megjithatë shija që ka kjo pjatë në vende të ndryshme nuk përfaqëson shijen origjinale të pjatës iraniane.

17. Karavidhe, globale

Nëse keni një ushqim të shijshëm për nga natyra, mos harxhoni shumë energji dhe kohë për ta gatuar atë. Mënyra më e mirë për të gatuar karavidhet është thjesht t’i ziejmë dhe më pas t’i shërbejmë me gjalpë të shkrirë dhe me një fetë limon.

16. Tartë me vezë, Hong Kong

Ashtu si shumica e pjatave në Hong Kong edhe tarta me vezë ka dy shije të kundërta me njëra-tjetrën, e fortë, në trajtën e pastës flokë-flokë ose duke u dridhur si krem karamel. Është e ëmbël, e shijshme dhe sugjerohet që të konsumohet e nxehtë.

15. Derr Kalua, SHBA

Derri Kalua mund të kthehet në një vakt epic për ju. I shoqëruar më banana të tharë, kripë deti deh copa mishit ë prera në feta, shija aromatike e derrit do të mbetet për një kohë të gjatë në gojën dhe në kujtesën tuaj.

14. Donuts, SHBA

Ky gatim amerikan nuk ka nevojë për fjalë, megjithatë ne do të themi se kaloritë e shumta që përmban e bën ndoshta edhe më të mirë.

13. Misër në kalli, global

Perëndia krijoi misrin ndoshta thjesht për të patur një justifikim për të krijuar gjalpin e shkrirë. Ka diçka të ashpër në lidhje me kallirin e misrit, ndoshta ai ju bën të dukeni ai njeri i egër që dëshironi të jeni. Ushqimi i madh është ushqim për njerëzit e egër.

12. Byrek bariu, Britani

Shumë mund të thonë se shpikja më e madhe angleze ishte motorri me avull, por mund të themi byreku i bariut-qengji i grirë me patate janë në krye të listës. Do të shijont3 më së miri gjatë një dite me shi rreth oxhakut.

11. Rendang, Indonezi

Mish viçi i përgatitur me qumësht kokosi, xhenxhefil, spec djegës, hudhër dhe shafran Indian. Shumë thonë që ky ushqim të rëndon në stomak dhe të lodh, megjithatë shija e tij është e përkryer.

10. Pulë muaba, Gabon

Një version i bastarduar i kësaj pjate gatuhet në vendet perëndimore me gjalp. Kjo është marrëzi! Receta e vërtetë përgatitet me pulë, spec djegës, hudhër, domate, piper, kripë, bajame dhe gjalpë palme (ky gjalpë do t’ju bëjë që të mbani premtimin për të shkuar në palestër).

9. Akullore, SHBA

Edhe pse mund ta ndieni veten të tejngopur, apo keni një dhëmb të prishur, ka gjithmonë vend për një akullore amerikane me arra dhe çokollatë. Duhet të falenderojmë Zotin për lugën ekstra të akullores, që edhe në qoftë e shrirë, na shijon në maksimum.

8. Tom goong yum, Tajlandë

Ky ushqim kryevepër tajlandez është i tejmbushur me karkaleca, kërpudha, domate dhe limon. Zakonisht i mbuluar me qumësht kokosi dhe krem unifikon të gjitha shijet e preferuara tajlandeze: i kripur, djegës, i ëmbël. Mbi të gjitha çmimi i këtij ushqimi është i lirë.

7. Penang Laksa Assam, Malajzi

Peshk mackerel, spec djegës, limon, menexhik dhe qepë. Kjo është një ndër pjatat më të famshme të Malajzisë, supë peshku e cila me shijen dhe aromën që ka godet hundët dhe gojën tuaj.

6. Hamburger, Gjermani

Kur diçka ka shije aq të mira sa një njeri mund të shpenzojë 20 miliard dollar në vit në një restorant të vetëm, vetëm për të shijuar këtë ushqim, patjetër që ky ushqim është i denjë për këtë listë. Kombinimi bukë-mish-sallatë është aq i mirë sa vende të tëra kanë shkatërruar ekosistemet e tyre vetëm për të prodhuar më shumë lope.

5. Rosa e Pekinit, Kinë

Sekreti i kësaj pjatë është lyerja e lëkurës së rosës me shurup mjalti. E pjekur ngadalë në furrë, me qepë dhe salcë të ëmbël, ajo do të bëhet kërcëllitëse dhe shumë e shijshme.

4. Sushi, Japoni

Kur Japonia dëshiron të bëjë diçka siç duhet, ajo me të vërtetë e bën ashti siç dëshiron. Gjigandët e markave të tilla si Toyota, Nintendo, Sony, Nikon dhe Yamaha mund të jenë krijuar nga njerëz me po aq imagjinatë sa ato që gatuajnë peshk me oriz. Por është mënyra se si vendoset peshku dhe orizi bashkë ajo që e bën këtë pjatë një ndër më të pëlqyerat në botë.

3. Çokollatë, Meksikë

Fisi maja e piu atë, Lasse Hallstrom bëri një film në lidhje me të, ndërsa ne të tjerët mbajmë fajin e të ngrënit të saj. Pa të dita e Shën Valentinit do të ishte thjesht me lule dhe kartolina dhe Pashkët do të ktheheshin përsëri në një tjetër ngjarje të shurdhër fetare.

2. Pica Napolitane, Itali

Pica më e mirë është dhe do të mbetet pica e thjeshtë napolitane, një shpikje tashmë e mbrojtur nga shoqata esaj e tregtisë, e cila këmbëngul se ajo duhët të përgatitet vetëm me kripë deti, miell gruri, domate të treskëta, borzilog dhe të piqet në një furrë me dru.

1. Massaman curry, Tajlandë

Ky është mbreti i të gjithë ushqimeve. Ndoshta kjo është një arsye më shumë për ta dashur Tajlandën. Me erëza dhe e ëmbël kjo është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Ajo mund të përgatitet edhe me një salcë të blerë në supermarket. “Toka e buzëqeshjeve” nuk është thjesht një mënyrë marketing. Ky është rezultati i të qenit i lindur në një vend ku ushqimi më i mirë në botë shitët në çdo cep të rrugës.