Ministri japonez i Sigurisë Kibernetike nuk ka përdorur kurrë kompjuter dhe as nuk e di çfarë është USB-ja

Yoshitaka Sakurada, Ministri i Sigurisë Kibernetike në Japoni thotë se s’ka përdorur kurrë një kompjuter, madje kur u pyet në Parlament se çfarë është USB-ja, u hutua.

Ministri japonez ka pranuar hapur se nuk ka përdorur kurrë një kompjuter. Yoshitaka Sakurada, 68 vjeç, është zëvendësshefi i zyrës së strategjisë së sigurisë kibernetike të qeverisë dhe gjithashtu ministri përgjegjës për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike që Tokio do të presë në vitin 2020.

“Që kur isha 25-vjeç unë kam udhëzuar punonjësit dhe sekretarët e mi. Sepse unë vetë nuk përdor kompjuter”, tha ministri teksa i përgjigjej pyetjeve të opozitës në Parlament.

“Është e pabesueshme që një person që kurrë s’ka prekur kompjuter me dorë, të jetë përgjegjës për politikat e sigurisë kibernetike”, tha deputeti opozitar Masato Imai.

Sigurisht që pas deklaratës së ministrit Sakurada vërshuan edhe statuset nëpër rrjete sociale.

“A nuk i vjen turp”, shkruan njëri në Tëitter.

Sot çdokush mund të ketë një kompjuter. Ai as nuk di se çfarë është USB-ja. E pabesueshme”, shkruan një tjetër.