Nga Ismet TAHIRAJ
TI MUND TE FLESH
Ti mund te flesh
mbi llërat e mi,
prej kërpi
apo prej fieri,
mbi gjakun tim
te kuq ,gjithsesi.
Ti mund te flesh
mbi dalldinë e uprisë,
assesi mbi
shenjtin dhe…
dhe nëse çelin
burbuqe sytë e mi.
NGËRÇE MË BINË FYTYRËS
Ngërçe më bien fytyrës
kur shoh,
kërcinjtë e tu zbardhëm
kërdhokullave të mëndafshta
që thyejnë si qelq
ende pa ardhur,
në ëndrra e duarve të mija.
(-dhe ashtu duhet- ashtu kam kërkuar unë-).
të jesh dridhmë qelibari
e fërfëllizë e egër,
që më mbytë se gjalli
që së vdekuri më rrëmben.
Assesi mbi shenjtin dhe
vetëm për vetëm s’ më lë….
MBI GJUJT E TUAJ
Mbi gjuajt e tuaj
thyejnë gijotinat,
si çarjet e deltinës baltore.
Dhe rrjedh nga to përflakur
një përrua i ëmbël
siç rrjedhin djerset
më flak flakëruar.
kur thyejnë kocit e mishit
dhe hëna fshehë fajet,
e shelgjeve mashtruese
(si nepërkë helmuese).
mbi shenjtin dhe
yjet ndizen e kurrë nuk shuhen.
Veç me durim duhet përvëluar
dihatën e madhe në kurthim.
Kërpi a fieri është krahu im….
PËRRUA GJARPËRINJSH ISHIN ATO
Përrua gjarpërinjsh ishin ato
që më gjak të skuqet çarçafi
(trillet sikur ishin ngjyrë manushaqe).
e hyjnor del
i përndezuri më ajkën rrëzëlluese
Mbi te shenjtin dhe
nuk (duhet) mbretëron sakati.
Të lihet shpirti
e shkrihet i gjithë takati.
Rrëshira
na e spërkatë ballin , fytyrën,qafën….