Shtëpia e Caitlyn Jenner në Malibu është djegur si pasojë e zjarrit që kaploi një pjesë të Kalifornisë. “TMZ” raporton se vila, ku Caitlyn xhironte edhe reality show-n, ishte përfshirë e gjitha nga flakët që dolën jashtë kontrollit. Për fat të mirë, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi janë evakuuar në kohë nga shtëpia.
Gjithashtu, flakët kanë mbërritur edhe në kopshtin e shtëpisë të Kim Kardashian dhe Kanye West. Por fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk është përkeqësuar dhe sipas Kim, po mbahet në kontroll.
Ndërkohë që edhe Kylie Jenner, e cila është në turne me partnerin Travis Scott dhe vajzën Stormi, është e shqetësuar se do t’i digjet shtëpia.
Sakaq, Lady Gaga, Will Smith, Iggy Azaela e shumë yje të tjerë kanë braktisur shtëpitë nën kërcënimin e zjarrit.