Kriza e moshës së mesme është një tranzicion i identitetit dhe vetëbesimit që zakonisht ndodh te njerëzit në mes të moshës 45-64 vjeç, përcjell KosovaPress.
Kriza e moshës së mesme është faza e ri rregullimit dhe ri përshtatjes së statusit individual. Në shoqëri, grupi i personave të moshës së mesme përballet me konfliktin mes përgjegjësisë shoqërore dhe kërkesave të tij.
Në shoqërinë e sotme, grupi i njerëzve të moshës së mesme gëzon një dashuri të pakët dhe relative. Përballë presioneve dhe përgjegjësive të shumta, burrat e moshës së mesme mund të kenë probleme psikologjike dhe fizike. Problemet psikologjike përfshijnë mungesën e interesave për jetën, dëshirën e largimit nga mjedisi aktual, ndjenjat e pafuqshmërisë, shqetësimet dhe zemërimet e shpeshta, ndjenjën e lodhjes dhe të pasigurisë, ndryshimin e oreksit.