Barcelona, ekipi i parë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Spanjës në futboll, Barcelona është ekipi i parë që siguroi vizën për vazhdimin e garave të Ligës së Kampionëve duke u kualifikuar për fazën eliminatore e cila do të luhet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndonëse në ndeshjen e mbrëmshme kundër Interit në Milano ata morën vetëm një pikë duke barazuar me shifrat 1:1, kjo u mjaftoi katalonjasve që në dy ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve, të vetmen brengë të kanë mbajtjen e kreut tabelar.

Barcelona kaloi në avantazh me një gol nga Malcom në minutën e 83-të, dhe kur mendohej se spanjollët do të kthehen në shtëpi me tri pikë të arkëtuara, Icardi u përkujdes që kjo të mos ndodhë, dhe me një gol në minutën e 87-të, barazoi shifrat.

Surpriza e mbrëmjes, padyshim ishte disfata e anglezëve të Liverpoolit të cilët u mundën nga Crvena Zvezda e Beogradit me rezultatin 2:0, me golat e shënuar nga Milan Pavkov në minutat 23 dhe 29.

Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë u shënuan këto rezultate:

Crvena Zvezda – Liverpool 2-0

Monaco – Club Brugge 0:4

Atletico Madrid – Borussia Dortmund 2:0

Inter – Barcelona 1:1

Napoli – PSG 1:1

Porto – Lokomotiv Moska 4:1

Schalke – Galatasaray 2-0

Tottenham Hotspur – PSV 2:1

Tabelat e grupeve

Grupi A: Borussia Dortmund 9 pikë, Atletico M 9, Bruges 4, Monako 1

Grupi B: Barcelona 10, Inter 7, Tottenham 4, PSV 1

Grupi C: Liverpool 6, Napoli 6, PSG 5, Crvena Zvezda 4

Grupi D: Porto 10, Schalke 8, Galatasaray 4, Lokomotiva Moska 0

Sonte në orar janë ndeshjet e raundit të katërt të grupeve E, F, G dhe H, ku spikat dueli mes Juventusit dhe Manchester Unitedit.

Grupi E

Benfica-Ajax (21:00)

Bayern Munich-AEK Athinë (21:00)

Grupi F

Lyon-Hoffenhaim 1899 (21:00)

Manchester City-Shaktar Donetsk (21:00)

Grupi G

CSKA Moskë-Roma (18:55)

Victoria Plzen-Real Madrid (21:00)

Grupi H

Valencia-Young Boys (18:55)

Juventus-Manchester United (21:00)