TRADITA E SHPIRTIT SHQIPTAR E BËN SHQIPTARIN E MIRË AGON BERISHA MILIONERË NË BRITANI

Shqiptari Agon Berisha, i cili për vite me radhë kishte punuar tokat e një britaniku të pasur, një mëngjes është zgjuar miliarder. Mësohet se plaku britanik për të cilin ai punonte, Wynford Hodge, i ka lënë pasurinë  e tij si trashëgimi.

“BBC” shkruan se Hodge vuante nga kanceri i protstatës dhe kishte shkruar 10 kërkesat e tij të fundit në testament, përpara se të vdiste. Në pikën e fundit të testamentit, që u lexua në Gjykatën e Lartë në Cardiff, thuhet që Hodge i la gjithçka punëtorëve të tij Karla Evans dhe Agon Berishës, të cilët kishin punuar në pronat e tij dhe kishin kryer porosi për të.

Ai kishte deklaruar se nuk donte që partnerja e tij dhe as fëmijët e saj të trashëgonin ndonjë nga pasuritë e tij, por çifti që e kishte ndihmuar në ditët e tij më të vështira. Dy punëtorët kishin punuar për muaj me rradhë pa marrë asnjë pagë dhe i kishin shërbyer pronarit të tyre të sëmurë duke u kujdesur për shëndetin por dhe pronat e tij.

Joane Thompson një grua 79 vjeçare nga Pembrokshire kishte jetuar plot 42 vite me Wynford Hodge deri në vdekjen e tij në moshën 94 vjeçare në vitin 2017. Ish bashkëshorti i saj i cili ishte pronar i një ferme dhe një parku të karvanëve në vlerë prej 1.5 milion funtesh, e la gruan pa asnjë cent. Ai vendosi ti ja lë pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit të viteve të fundit jetës, shkruan “Daily Mail”.Tashmë i ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij. Kishte dhënë edhe një arsyetim se Joana, ish gruaja ishte mirë me financa dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

Mirëpo sipas gjykatësit Milwyn Jarman, zonja kishte mbetur me kursime modeste prej rreth 2.500 eurosh. Kështu ai vendosi që vilën e zotit Hodge, e cila kishte vlerën e 225,000 paundëve, të mos ta mbanin punonjësit, por zonja Thomson. Sipas gjykatësit, zoti Hodge nuk i kishte përmbushur detyrat e tij ndaj zonjës që ka kaluar gjysmën e jetës së saj përkrah tij, duke ndryshuar edhe vullnetin e tij të fundit në testament. Zonja do të marrë gjithashtu edhe 190,000 paund, për të paguar për rinovimin e vilës dhe për të siguruar mbështetjen financiare të saj.

Megjithatë, pjesën më të madhe të pronave do ta gëzojnë shqiptari Agon Berisha, gruaja e tij Karla Evans dhe dy fëmijët e tyre.