“Rreziqet në përgjithësi kanë të bëjnë me tensionet e tregtisë dhe faktorëve gjeopolitikë, me kushte financiare të ngushta që po ndikojnë në treg dhe shtetet në zhvillim”, u tha në komunikatën e lëshuar nga mbledhja vjetore që u mbajt në Bali të Indonezisë.
FMN, shtoi se trendet politike, nivelet e larta të kredive mund të rrezikojnë rritjen ekonomike.
Analiza e fundit ekonomike e lëshuar nga FMN, ka parashikuar që rritja ekonomike do të qëndrojë 3.7 përqind edhe në vitin tjetër. Sipas tyre, lufta e tregtisë mes SHBA-së dhe Kinës mund të ndikojë në ekonomi të Azisë për rreth 1 përqind në dy vitet e ardhshme.
FMN paralajmëroi Azinë për hapje ndaj tregtisë dhe investimeve për shkak të ndryshimeve ekonomike që mund të zgjasin.