Veprimtari atdhetar e politik Naim Dedushaj i Kosovës ka dalë në këtë foto me Senatorin Republikan nga Shteti i New Yorkut, Alfonse D’Amato, i cili shërbeu në Senatin Amerikan nga viti 1981-1999 .
Senatori D’Amato ishte përkrahës shumë i madh i Kosovës dhe i Shqiptarëve në përgjithësi, një sponsorues i shumë Rezolutave për Kosovën në Senatin Amerikan !
Naim Dedushaj, në faqen e tij në FB thekson se është meshumë randësi të veçantë të potencohet një kontribut shumë i madh i senatorit amerikan D’AMATO për Kosovën , gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1998: “Ishin bllokuar fondet e Qeverisë në atë kohë nga Europa për të dërguar fonde e ndihma për Kosovën, prandaj një grup Shqiptaro-Amerikan shkuam në zyrën e Senatorit Republikan D’Amato dhe kërkuam ndihmën e tij. Ai menjëherë intervenoi dhe fondet u zhbllokuan brenda 24 orëve. Zoti i bekoftë miqtë tanë Amerikanë !”
Ky fakt i sjellë e ky akt i përcjellë nga veprimtari kombëtar Naim Dedushaj i Kosovës dardane është një tjetër tregues i vlerësimit të lartë e mirënjohjes së thellë të popullit shqiptar ndaj senatorit amerikan Alfonse D’Amato, ndaj Amerikës, mikes ma të madhe strategjike të shteteve e trevave etnike shqiptare në Ballkan.