“Tropoja” – gazeta më e re e shtypit shqiptar

Shtypit shqiptar i shtohet dhe një gazetë e re, gazeta “Tropoja” (print), numri i parë i saj, i shtatorit 2018.

Kjo gazetë është një nga Botimet “TROPOJA”, e cila, në aktivitetin e saj të licensuar, do të ketë dhe Portalin “Tropoja”, etj. Gazeta ka 24 faqe, 4 me ngjyra, etj. dhe do të jetë botim i përmuajshëm.

Në këtë numër të gazetës “TROPOJA”, për lexuesit e saj, ka këto publikime:

1.- Bashkitë Tropojë, Kukës e Has marrin vetëm 4 për qind të fondit qeveritar për bashkitë e vendit (Fondi i Qeverisë për vitin 2018) – nga Isuf Çelaj, deputet i Tropojës e Qarkut të Kukësit.

2.- Nikaj-Mërturi po jep shembull të madh në ditët e sotme. (Fjala e kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj, në hapje të sezonit turistik në zonën e Nikaj-Mërturit, mbajtur në Vranë, më 4 korrik 2018).

3.- Këshilli Bashkiak i Tropojës (antarët dhe shënime plotësuese); Këshilli i Qarkut Kukës (Antarët); Prefektura e Kukësit; Njësitë Administrative të Tropojës (emra, fakte, shënime).

4.- Problematika: Katër rrugët ndërkombëtare të Tropojës (1.- Rruga Bregut të Drinit apo ndryshe: Korridori Adriatik-Alpe. 2.- Rruga Çerem-Plavë. 3.- Rruga Kam-Qafë Prushi-Kosovë. 4.- Rruga Tropojë (Buçaj-Padesh) – Koshare (Kosovë) e quajtun ndryshe: “Rruga e Lirisë”).

5.- Qafa e Vranicës, nyje e rëndësishme ndërshqiptare e ndërkombëtare – nga Valdet Ermali.

6.- “Rruga Kam-Qafë Prushi do të asfaltohet brenda vitit 2018” – Nga fjala elektorale e qershorit 2017 e deputetes të Qarkut të Kukësit, Mimi Kodheli.

7.- Je kryelartë të jesh Tropojan – nga Ibrahim Kadri Malaj, veteran, studiues, “Qytetar Nderi” i qytetit Bajramcurri.

8.- Harta arkeologjike e Tropojës – nga Dodë Progni, historian & dr. Bep Jubani, arkeolog.

9.- “Ku po del kjo flakë e verdhë: Gashit t’Gurit si përherë…” – nga Azgan Haklaj, ish deputet i Tropojës dhe president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar (UAKSH).

10.- Dera e madhe Mulusmanëve të Malësisë së Gjakovës – studim nga Nikollë Loka, studiues.

11.- Përkujtohen bjeshktarët e përjetshëm të Pavarësisë Shqiptare (kronikë).

12.- Gështenja: gjerdani i artë i Tropojës, në emergjencë – nga Shpend Nikoçi, kryetar i Shoqatës “Gështenja e Tropojës”.

13.- Poetik si demiurg. (Studim për veprën poetike “Jubileu i shiut të çmendur” të poetit tropojas, Skënder Buçpapaj) – nga Besnik Mustafaj, poet, shkrimtar, publicist.

14.- Peraj i Nikaj-Mërturit, një dëshmi e mbijetesës së kulturës nga lashtësia deri sot…- studim nga Pjetër Meta Perpalaj, studiues, shkrimtar.

15.- Te Froni i Perëndive – Fjala e plotë e kryetarit të Bashkisë të Tropojës, Besnik Dushaj, mbajtur te Festa Hyjnore e Tyrbes së Shkëlzenit.

16.- Peligranazhi i 7 gushtit 2018 – korespondencë nga festa Hyjnore e Tyrbes së Shkëlzenit.

17.- Të ruajmë bjeshkët e bekuara të Malësisë së Gjakovës. Larg duart nga Sylbica. Kërkojmë çbetonizimin e tyre. (Pllakat, tekst, shënim) – nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

18.- “Qyteti i Shtatoreve” – shkrim e foto për shtatoret e Bajram Currit e Azem Hajdarit dhe ato të pritshmet të Binak Alisë, Ali Ibër Nezës e Tahir Sinanit.

19.- Xhevahir Kolgjini midis Tropojës e Kukësit – nga Sulejman Dida, poet, shkrimtar, publicist, gazetar i Radio “Kukësit”.

20.- Xhevahir Kolgjini po e le nji shenjë për Tropojën. (Ravijëzime).

21.- Bedrie Selimit i bjeshknon kanga – studim nga Ramiz Lushaj.

22. – Avni Poanri – tri nga investimet për vendlindjen e tij, Tropojën. 1.- Mbi 1 milionë USD investim për basket “Valbona”. 2. – Investime në shkollën e Fierzës. 3.- Kontribut për Rrugën e Curraj Epër.

23.- Bashkë me vitin e bekuar, 1990! – Si portret, në daç si intervistë “e vjedhur”, me shpend Sherifin e Grisë – nga Zeqir Lushaj, poet, publicist, Shëngjin i Lezhës.

24.- Haxhi Muderriz Murteza Luzha (1858-1920) – studim nga Ismet Balaj, studiues.

25.- Jah Sali Elezi (Metalija) martir i Shqipërisë Etnike – studim nga Sami Metalija i Dragobisë, studiues.

26.- Lumturisht jam Tropojan – poezi nga Adrian Progni.

27.- Mustaf Bajraktari, një djalë inteligjent nga Tropoja – nga Bashkim Shehu, shkrimtar, Spanjë. (fragment interviste).

28.- “Unë jam Tahir Shqipnia” – kronikë mbi botimin e librit poetik antologjik me të njëjtin emër, nga Nehat Jahiu, botuar në Prishtinë – 2018, kushtuar “Gjeneralit të Tri Luftërave”, heroit Tahir Sinani nga Malësia e Gjakovës.

29.- Akademi Përkujtimore për Bylbyl Hazir Breçanin – dëshmor i Kosovës e Shqipërisë, “Qytetar Nderi” i Tropojës. (Lajm: Akademia Përkujtimore do të mbahet më 24 qershor 2019, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë).

30.- Lojë kapuçash ka luejt Malësia – nga libri “Kur flasin burrat e Malësisë së Gjakovës” (Në rrjedhat e urtësisë tropojane) të autorit Xhevdet Malaj, botimet “Ora”. Tiranë, 2003.

31.- Presidenti Ilir Meta nga Maja e Jezercës: “Populli i mrekullueshëm i Tropojës” – Foto-reportazh.

32.- Valbona në Projektin Qeveritar “100 fshatrat”. (Kronikë).

33.- Valbona e kaltër. – poezi nga Avni R. Mulaj dhe një shënim për jetën e veprimtarinë e tij letrare.

34.- Trishtimi im me emër të përveçëm…! Impresion nga Guxim Alimani (për Agim Nezën, si kushtim) si dhe poezia e Guxim Alimanit: “Ndezur kujtimi…!” – Shmallje me Agim Nezën. Fotomontazh me librat e Agim Nezajt, etj.

35.- Autorë tropojas (29 autorë tropojas, që u niston emri me gërmen A të Alfabetit të Shqipes. Në numrin tjetër dhe ata me “B” e “C” ).

36.- Flamur Buçpapaj dhe romani i tij ”Martesa e dytë”. Shënime.

37.- Kangë për Mushak Haxhinë e Valbonës – nga Ndue Vatnikaj, poet nga Curraj Epër i Nikaj-Mërturit.

38- Zeqir Halil Berisha nuk din me u mplak – poezi nga Ramiz Lushaj (dhe foto e Zeqir Halil Berishës e kullës së Sali Berishës në Tropojë)

39.- Rexhep Ukë Hysenaj i Gashit të Gurit. “Dëshmor i Kombit” (1898-1931). Ilustruar me foton e tij dhe një dokument arkivor. (Një foto e vatranit shqiptaro-amerikan Sejdi Hysenaj e zonjës së tij, me ish presidentin e ish kryeministrin e Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha).

40.- Tropoja, ndër të parat bashki në Shqipëri për numrin e dëshmorëve të saj. (Listë e dëshmorëve dhe foto e shtatores së Haxhi Zekë Byberajt në Pejë të Kosovës dhe një foto arkivore e Familjes së Madhe Curri, në mes tyre dhe Bajram Curri, dalë në Gjakovë).

41.- Festa e Plisit të Bardhë, një nismë për t’u shpallur festë kombëtare shqiptare. – korrespondencë nga “Festa e Plisit të Bardhë” në Dajt (26 gusht 2018) organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren dhe foto të dy librave të kësaj shoqate, botuar në gusht 2018: “Plisi i Bardhë, Emblemë Hyjnore e Shqiptarisë” i autorit Agron Isa Gjedia, avokat, kryetar i Shoqatës “Bytyçi” dhe “Plisi i vargut tim” (poezi, himn e poema) nga krijimtaria poetike e Konkursit Poetik Kombëtar për Plisin e Bardhë, organizuar nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”.

42.- Vallzojnë Shqipet në Alpe. Foto me ngjyra me dy tekste: “Vallja e Tropojës, së shpejti në UNESCO, si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore” dhe thënia, në krye të fotos: “Çdo Tropojan e ka në vetveten e tij nga një Valbonë dhe nga një Shkëlzen”.

Gazeta “Tropoja” gjendet në librari e pika shitje të gazetave nga Tropoja në Sarandë dhe nga Shkodra në Korçë, në të gjithë Shqipërinë, si dhe do të shperndahet në vazhdimësi (në treg të lirë ose me abonime) dhe në Kosovë e treva etnike shqiptare në Ballkan si dhe në mërgatat shqiptare në Europë e Amerikë.

Ramiz LUSHAJ