Receta e ditës/ Byrekë të vegjël të mbushur me mish

Përbërësit:

1/2 mish i grirë viçi
pak vaj
1 qepë e thatë
1/2 gotë verë e bardhë e thartë
1 domate e grirë
pak kanellë
1 filxhan çaji
djathë graviera
petë të gatshme të holla
gjalpë ose vaj për lyerjen e petëve.

 

Përgatitja:

Në një tenxhere vëmë pak vaj dhe skuqim qepën, shtojmë mishin dhe kanellën (mund të shtojmë piper të zi e pak kripë). E skuqim mirë mishin deri sa ta pijë të gjithë ujin. E shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë, shtojmë domaten e grirë dhe vazhdon të zihen bashkë.

Kur kanë pirë të gjithë ujin, e heqim tenxheren në anë dhe shtojmë djathin e grirë. Hapim një petë e presim në shirita të hollë dhe i lyejmë me një penel me gjalpë,në çdo shirit vendosim pak nga mbushja me mish, i mbyllim mirë nga fillimi për të mos dalë mbushja dhe i rrotullojmë në forme rolli, i vendosim me tepsi me letër për mos u ngjitur.

I pjekim në 170 gradë deri sa të jenë skuqur mirë sipër.