Eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë

Nga Hisen Berisha

Të varrosen pranë Presidentit të lavdishëm Ibrahim Rugova dhe Simbolit të qëndresës kombëtare Bacë Adem Demaqi. (K.V)Historia njeh dy figura kombëtarë që me filozofinë e tyre politike dhe organizative benë dy shtetet shqiptare në Ballkan;Hasan Berisha – Prishtina si organizator i Lëvizjes së përgjithshme kombëtare dhe organizator i Kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, që sublimoi me shtetin e Shqipërisë;Ibrahim Rugova me Lëvizjen e përgjithshme Kombëtare, (e strukturuar në subjekt politikë që paralajmëroj, sfidoj dhe shembi komunizmin, Lidhjen Demokratike të Kovës) të viteve 1988 dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të viteve 1998/99 që sublimoi me shtetin e Kosovës.Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, ka kërkuar që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë dhe të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur Presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.
Iniciativën e tij Kryeparlamentari e ka përkufizuar me fjalët: “Kjo asht një iniciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat”.
Fotografia e Hisen A Berisha

Fotografia e Hisen A Berisha