Nga Kimete Berisha
1. Shumë u gëzova kur e pashë dje Presidentin n’bikini’ e n’japanka. Se, na e ka çel udhën, nuk mundet më askush me na nxan kryt e me na thanë pse po dilni desh.
Dalim desh, qysh dojna dalim.
Anipse me pas qenë grua Presidenti tash ish ba rezil në rrjete sociale e media tuj ia analizu mileti edhe gramët e dhjamit përreth belit, edhe ngjyrën e lëkurës, numrin e rrudhave dhe rrjedhën e damarëve.
Dikush mundet me mendu se gjoja Hashim Thaçi u bë si Luana Vjollca. Por, s’kisha me thënë.
Ka disa dallime. Luanës i vardisen të gjithë meshkujt e askush s’e dashuron (madje as ai Qamili që s’lë femër pa dasht ????), kurse Hashim Thaçit askush s’i vardiset, njihet për seriozitetin e tij të lashtë, por edhe askush tjetër në mos e dasht e do gruaja e tij. Pastaj Luana sallatë operacione plastike, kurse Presidenti e ka ruajtur bukurinë dhe origjinalitetin burimor etnik.
Dashuria e Batonit ndaj Presidentit nuk llogaritet se Batonin duhet me pa kur është idhnushëm për me dhënë mendim për të, se edhe i ka hije idhnimi në ballë, se duket si çikë kur idhnohet. Me lyp puna, e m’u ngushtu sokaku, edhe lotët i rrjedhin në rrjedhën normale.
Dhe idhnimin e shet me pare.
Dikujt s’i shiten kastravecat, e Batoni përfiton materialisht edhe nga ‘idhnimi’.
Kur Behgjeti do të idhnohet në fund të lojës, që lojën gjithmonë e fillon Presidenti dhe e përfundon Presidenti, qysh e ka zanat Pacolli m’u idhnu kah fundi, do t’i thotë Hashim Thaçit ‘ma ke shkel pragun e jahtit cullak, bre haram t’koftë se je destruktiv’.
Siç i ka hyrë e i ka dalë nga shpija Batoni me shorca e me jadranka, pak u idhnu, por prap u kthy. Është sevap me qenë i kthyeshëm. Lum ai i lumi që falëz
Behgjet Pacolli rr.s. për vete kish veshur tlina t’mavita lulë më lulë, e këmishë të bardhë kotoni, kurse surratin e Presidentit e kish postu ‘cipri’ cullak në fejzbukun e tij.
Jo që po i rras me verëra të bardha e me jahte, katundaria thuajse s’kanë pa deti me sy, ama s’e kuptoj pse u rrihet bashkë meshkujve aty grumbull në jahtë midis Shëngjini pa femra, ku po e shohin gjithëbatë hijeshi, që buzë pllazhës në Shëngjin sheh me sy të lirë pacova sa batoni n’kambë.
Pahijeshëm kur jahtën e bëjnë ‘mushki llogor’, anipse ‘daja’ mirë po mbahet.
Presidenti jo që po aktron, por atij thjesht s’është kah ia ndin për njeri t’lemë, po e jeton jetën e tij në maksimum dhe shumë mirë po ja bën.
2. Keq s’po ja bën as Ledion Liço (këta burrat që martohen me gra të pasura njëherë e marrin qehren e zhigolos dhe ma nuk u hiqet etiketa se janë martu për pare). Gjynah. Vuajtje e madhe.
Gruaja e tij ia kish ble vetes dy ‘vençanica’ si ai ish deputeti romi Kuvendit tonë (qysh e ka pas emrin) që u bë hoxhë e që i mbante nga dy sahata në dorë me kapacitet t’plotë.
Më njërën ‘vençanicë’ Sara ka ecë një metër, e me tjetrën dy metra udhë deri te altari.
Dasma u zhvillua pranë liqenit italian Como, për arsye se aty u martua George Cloney. Këta dy shqiptartë tash që martohen aty, u duket se po martohen me Gjorgjin e jo me njëri tjetrin.
Gjynah romantik.
Në dasëm janë ftuar vetëm njerëz të hollë, pa bark, të bukur, politikanë, të pasur dhe dikushi.
As një plakë e Leskovikut (atij guri të thatë), prej nga e ka prejardhjen Ledioni, nuk ka qenë e pranishme, shkaku se ato do ta prishnin dasmën me pleqërinë e tyre.
(barkun e madh dhe faqet me dhjamë Ledioni ia lejoi veç vetes)
Nga dasma u privuan edhe kusherinjtë e Sarës nga Kukësi.
Në një çast nostalgjie, nana e tyre i k?shilloi ti ftojnë bile hallat se s’ka kuptim, sa bukën e keni hangër prej tyne u tha, por Ledioni ishte i vendosur për jo, tha se ato e kanë vetëm nga një dhëmbë dhe s’bën, prishet përralla.
I kanë këmbët e holla ato plaka, te zogu i këmbëve si fytza kurse barkun e kanë të madh. Nuk bën. Na përqeshin italianët.
Nana e Sarës insistoi që në dasmë të jetë e pranishme bile një plakë, naj hallë e burrit, a dikush, që së paku me dhënë mesazh publik se ne i kemi gjenet e forta dhe jetojmë gjatë, s’jemi krejr të rinj, e jo kështu qysh dukej dasma me njerëz që nuk plaken, sepse nuk jetojnë gjatë, se ajo tha, qysh ke mu plakë pa jetu gjatë, dasmë pa familjarë dhe pa njerëz real, allah-allah.
Ledioni si Platoni vendosi t’i përzë nga ‘shteti’ i tij, të varfërit, anonimët, pleqtë dhe njerëzit e pahijeshëm.
Për dallim nga Platoni që nuk e realizoi ‘shtetin’ e tij diskriminues, Ledoni ia doli.
Edhe në Kosovë valla po shkelen të drejtat e plakave me kule dhe e trashallukeve (që me gjuhën e popullit u thonë bullica), askush nuk po i fton më në dasma shkaku se po ua rrezikojnë hijeshinë.
Po mërzitet të ngratat, po çka me ba, më i shijshëm është ushqimi sesa që është i idhët idhnimi.
3. Derisa gjinja po kënaqen, Ismet Beqiri gjithë ditën e kish lyp busullën e Presidentit e nuk e kish gjet. Pasi e lypi e lypi, s’la vend pa ia lyp, e nuk po ia gjen, konstatoi se Thaçit definitivisht i ka humb busulla. Dhe e këshilloi ta blejë një busullë tjetër.
4. Kush e di punën se më së shumti kundër bashkimit të gjermanëve, kanë qenë vetë gjermanët, nuk e humb shpresën se janë do bashkime që s’të pyesin, ndodhin.
Hashim Thaçi, madje edhe Albin Kurtit ia kërditi bashkimin kombëtar.
Prandaj, më bukur tingëllon përralla e Thaçit sesa realiteti juaj.
Pse?
Sepse, bashkimet gjithmonë japin shpresë dhe e bëjnë jetën më të bukur, ndërsa ndarjet gjithmonë janë gjysmë vdekje.
A i sheh bashkëatdhetarët tanë kur po e kthejnë shpinën dhe po largohen nga Kosova qysh ju dhemb loçka e zemrës dhe edhe ty që ua lyp hallallin të dhemb, se të bjen në mend me thënë ‘shkoj jeta’ e aq pak kohë patëm me dasht njani-tjetrin.
P.S. Kur Thaçi flet për bashkimin e shqiptarëve edhe varreve ua heq mallin, e juve jo.
Kush është tash më i vdekuri!