“The Guardian” shkruan për yjet shqiptare, nga Sunny Hill e deri tek tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë

Prestigjiozja The Guardian, sot i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjerë yjeve kosovare që po mahnitin botën, përcjell KultPlus.

Gjithçka nisin me babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa i cili tash është në përfundim të përgatitjeve të fundit për festivalin Sunny Hill i cili do të sjellë në Kosovë yjet botërore duke përfshi këtu edhe vetë Dua Lipën.

The Guardian në këtë shkrim, nuk lë pa përmend edhe Rita Orën, Era Istrefin, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën.


“Me suksesin muzikor të këngëtareve si dhe me dhunti të futbollistëve me origjinë kosovare si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë Kupës së Botës, përceptimi ndërkombëtar i vendit po fillon të ndryshojë”, shkruan The Guardian.

The Guardian shkruan edhe për tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë në lidhje me kornizën e re për zonat me shumicë serbe që Prishtina duhet t’i bëjë.

“Familja Lipa shpreson që, për pak kohë, festivali të ndryshojë agjendën e lajmeve rreth Kosovës”, shkruan The Guardian. Ky është linku ku mund të lexoni shkrimin e plotë./