Eksperimenti

Nga Gjin Gjonpali – Tiranë

Po ç’është kjo boshësi kështu
Përplot e mbushur
Me qenie të zbrazëta ?!

Këtu edhe ëndërrat
Mbeten të varura pezull
As në Qiell, as në Tokë

E dashura ime, tretur nëpër mjegulla !
Edi ? – E kam parë kokën tënde të bukur
Mbi trupin e një shtatoreje, pa emër

Më thanë se quheshe:- “Shenjtorja pa emër”
Kisha dëgjuar: ” Ushtari i panjohur “,po Shenjtorja pa emër…”?
– Pasojnë kohërat idiotësinë.

Ndihem i kyçur tek këto kohëra
Si kavie, në një sferë me ajër të rrallë
I kyçur aty, ku edhe vet’ Shpirti mungon

Po ç’ është kjo boshësi kështu
Kjo sferë boshe si glob, ky glob si sferë
…Dhe ç’ eksperiment ky, me njerëz kavie ?