“Vodafone Albania” po grin shqiptarët, kompanisë i dalin të palarat. Shikojeni vetë

“Vodafone Albania” ka rritur çmimet e paketave mujore dhe ka reduktuar minutat në dispozicion, numrin e SMS dhe sasinë e internetit.

Prej 2 Korrikut këto ndryshime kanë revoltuar abonentët e kësaj kompanie celulare, të cilët vijojnë të ankohen.

Madje kush ka një numër “Vodafone Albania” shprehet se shërbimi i kujdesit ndaj klientit është i paarritshëm.

Shumë klientë të “Vodafone Albania” krahasojnë çmimet me shtetet e huaja dhe thonë se në Shqipëri po abuzohet në kurriz të konsumatorit.

Këto janë disa nga ankesat e qytetarëve për kompaninë “Vodafone Albania”, e cila sipas tyre po i zhvat në mënyrë të padrejtë dhe se ka ndryshuar paketat pa njoftime paraprake:

vodafone rregulloni internetin …se as te kujdesi ndaj klientit nuk ankohemi dot…I bien shkurt te gjitha linjat jane te zena provojeni me vone ..njesoj si llotari,

Si ka mundesi klient prej 14 vitesh cfare beni ju rrisni cmimet duhet me punu nje 2 dit per ju nje 20 dit per dritat 25 per ujin etj po pse ku jemi ketu ne gjermani po kshu eshte kur nuk ka nje ent rregullator

15 mi lek oferta edhe ato 15gb qe jan ikin pa e kuptuar fare. As 10 dit oferta edhe mbaroi internet

Ne itali pasha o vella 5.9 euro 30giga keta ketu te lodhin
Oferta skandaloze keto te momentit . Para 1 viti kishit oferte per 1100 leke 18gb kurse tani 1200 leke 2gb . Eshte per te qeshur.

Rritjet e cmimeve i qe beni i paraqisni gjoja si pozitive.Nuk eshte rritur mireqenia ne shqiperi qe ju rrisni tarifat.
Duhet te pesh patjeter nje ofert mujore qe gjasme te perfitosh kto ulje ..

O zot ca skandali qe jeni ..me zor po pres te me mbaroj dhe kjo ofert aktive qe kam dhe direkt nderrim nr direkt tek telecom

“Vodafone Albania” është një nga kompanitë më të mëdha celulare që operojnë në Shqipëri.

/ShkodraNews)