Nga Namik Selmani
Kishin ardhur nga shtëpi të ndryshme. Gruaja ishte e moshuar, po që gjithsesi mbahej e fortë, një malësore e vërtetë shpatarake, ishte ulur aty te Rrapi i Bezistanit. Ishte e futur në një rresht me shumë shitësa dhe njerëz që duhet të dëgjonin dhe tellallët e qytetit. Kishte vënë para gjunjëve një shportë me vezë.dhe disa vargje mollësh të thara që i hanin shumë të moshuarit. Përballë njëri-tjetrit Kostandin Kristoforidhi dhe një grua anonime shpatarake që më shumë se vezët që kishte sjellë kishte një thesar leksikologjik që ai, mësuesi i pashëm trupgjatë Kostandin Kristoforishi që kishte bredhur në mjaft shtete të Evropës, në Bullgari, Rumani duhet ta mësonte, ta njihte e ta pasuronte Fjalorin e tij të Gjuhës Shqipe që e kishte në dorëshkrim
Kishin ardhur nga larg e, madje rruga mund t’i thyente (vezë thuaj!) i kishte marrë në një shportë të madhe që nuk dihej se kur ishte blerë dhe se kush e kishte thurur para shumë vitesh (kujtesë shportash) nga që ishte e nxirë pak te thuprat e thara. Sa e sa herë e kishte bërë ajo plakë rrugën e largët nga Gjinari deri në këtë Rrap që gëlonte nga zërat e njerëzve e të tellallëve të blerësve të bagëtive..Mbase që nga koha kur kishte rritur fëmijën e parë dhe i duhej që të vinte për të blerë vajguri me lekëtëqë do fitonte. Kishte hedhur në trup dhe një një bluzë shajaku nga ato të grave shpatarake që e kanë shmë të ngarkuar veshjen për të mundur të paktën dimrin e egër shpatarak që natyrisht vinte më herët se në të gjithë zonën dhe donte shumë kërcunj lisash që të ikte pa ftohur njeri në shtëpitë e gurta. Dhe nisi çudia, e papritura. Babai i Gjuhës Shqipe si e kanë quajtur të gjithë brezat e ardhshëm, nisi të merrte vezët e t’i thyente në kalldrëm të Sheshit të Bezistanit. Gruaja e çuditur për këtë burrë për këtë veprim, nxorri nga “arka” e saj disa mallkime të forta, të egra , nga ato që kanë grate, aq më tepër në një zonë aq të largët ai i theu vezën e dytë, të tretë ..e nisi të dëgjonte mallkimet. Ai hapi blloku e nisi të shkruante këto mallkime që nuk i kishte dëgjuar kurrë. Dhe nuk ishin pak . Me një seriozitet të rrallë për atë “ detyrë” të vështirë që po bënte me thyrjen e vezëve, ai po bënte detyrën më të bukur e më të dobishme. Dha pasi u boshatis shporta e në të nuk kishte asgjë, po vetëm kokrrat e thyera që kishin krijuar një masë të verdhë në shesh ai futi dorën në xhep nxorri kuleten dhe i dha trefish paratë që kushtonin vezët. Tre fish?????!! Po, po. Dhe atëherë vërshuan urimet e pafundme që, gjithashtu u shkruan si pasuri jo vetëm e kësaj gruaje që mezi priste të blinte vajguri dhe shkrepse që të ndizte pishat e oxhakut, por pasuri e gjithë popullit.
Historia botërore si dhe ajo e vendeve të vegjël e ka patur përherë viktimizimin e VRASJES SË HISTORISË OSE TË KUJTESËS si pjesë të jetës së tyre historike, sociale, kulturore. Atyre i kanë prerë gjuhën i kanë rrëmbyer pasuritë kulturore, i kanë marrë çdo gjë të bukur. OO, sikur të kishin mundësi dhe bregun e dielltë do ia kishin marrë.
Shpesh kanë bërë me ne atë që bëjnë dikur diktatorët me eunukët e vet që i prisnin gjuhën që të mos flisnin për mëkatet që bënin.
Ne kemi patur dhe kemi krenarinë që t’i themi Evropës dhe më gjërë se kemi patur një Kod mbijetese të Familjeve të Mëdha, po nuk kemi punuar, nuk kemi shkruar dhe aq shumë për të vrarë këtë HARRESË. Edhe Familjet e mëdha shqiptare donin të bënin histori ballë atyre të Evropës. Ndoshta nuk kanë patur aq çifligje sa ato francezët, anglezët. Nuk kanë patur flamuj po emblema të dukshme që kanë ardhur deri në ditët tona. Duke qëmtuar familjen Xhymyrteka në Berat, kam dëgjuar se Theodhor Xhymyrteka, një nga pinjolët e këtij fisi, kur shkonte për të bërë tregti në Itali, kishte porositur një kabinë në një nga vaporët e asaj kohe që e kishte rregulluar me traditën shqiptare me flamur me minder e me shumë objekte të tjera shqiptare. E kishte mbyllur dhe kur nuk udhëtonte e kishte të paguar të kyçur. A mundëte dot ai që të mbyste atë lukuni që kishte koha, të huajt, për të ruajtur kujtesën shqiptare. Në një nga familjet e vjetra ulqinake, atë të Bushatllinjve kam parë një hartë fisi që shkonte dei në kufirin e tre shekujve. Edhe pse në mungesen e dokumentave që ka pasur miku im, ai e kishte bërë detyrën për të mos e vrarë KUJTESËN. Vrasjet më të mëdha, ndoshta dhe më makabret e të pabesueshmet kanë qenë dhe mbeten të motivuara për të vrarë KUJTESËN, sekretin që kishte dikush. Madje historia e botës ka njohur dhe argatë të mirëpaguar për ta bërë këtë mision. Mund të vazhdonim sa e sa fabula ngjarjesh të njerëzimit për kujtesën dhe antikujtesën, por një gjë është e sigurtë që në masën më të madhe, popujt, individët, duan dhe do ta duan KUJTESËN si femonen, si kulturë, si vazhdimësi, si identitet, po aq sa do të donim vetveten në historinë e shkruar nga ne vetë e jo nga të huajt. Aq sa do të duan se shkrimin që e ka bërë KUJTESËN të prekshme, të bukur, të dobishme, të domosdoshme. Mbi këtë fenomen sa social aq dhe kulturor sa juridik, aq dhe filozofik, kemi ende shumë punë për të bërë, nëse e keqja do të kërkojë që të na venitë, të na vrasë, të na vonojë KUJTESËN. Secili prej nesh që i përkasim një kombi të vogël ose të madh, jemi njerëz të lirë dhe deshëm e duam atë që kërkon të na gjallojë historinë që jetojë sot e mot.
Shikoni se cfarë bënë të huajt qofshin pushtues qofshin edhe miq. Sa u futën në ato thesarë të arkoleogjisë vrapuan te skuiptirat dhe u mkrën kokat!!!! Kokat më tej shkaunn në Evrop dhe as autorëinë e vednt nga dolën nuk na e njohën.
Në Vrap të Peqinit u gjet para disa dekadave një thesar floriri që më tej mbërriti në Muzeun Metropolitan të Njy Jorkut.
Kalatë e shumta në Shqipëri sa vijnë e degradojnë nga mungesa e mirëmbajtjes.
Kombe të tillë të vegjël si kombi ynë e do këtë histori patjetër. Kemi një të drejtë që të themi se nga koha e kreshnikëve në shekullin XII dhe XIII shënon një kujtesë që zyrtarisht mund të njihnim etnografinë, të historinë, të shpirtit të kombit tone, edhe pse me nota hiperbolizuese dhe jo realiste.
Po a mund të ishim kaq të gëzuar për ballë miteve shqiptare si ishte ai i kreshnikëve i zanave që shitonin (ngrinin) krushqit në një majë mali? Ato janë të bukura, po jo të mjaftueshme.
Një Thimi Mitko, Spiro Dine, Vincenç Prendushi, një De Radë Dora D’Istria, një Zef Jubani tek arbëreshët e Italisë më vonë një Qemal Haxhihasani, Zihni Sako krah për krah me folklorositë të huaj si Holger Pedërsen, Norbert Jokli, Gystav Majer, G Haan, A Dozoni e të tjerë e plotësuan bukur mirë tablonë e KUJTESËS në ato kohë kur ata punuan me sakrificë që vetëm historia mund ta shkurajë pasionin e tyre. Po a mjafton me kaq? Në ditët tona ne kemi ende vepra të tyre në Institutin e Kulturës Popullore ka cikle veprash në dorëshkrim që presin të botohen. Rasti më i mirë është ai i Fatos Mero Rrapaj i ndarë nga jeta para disa kohësh nga jeta dhe që ka lënë në korpusin e madh të botimeve folklorike për Çamërinë. Po pyesim thjeshtë: “A mund të bëhen sot ekspedita të gjëra për të mbledhur këngët e pambledhura (nëse ka) apo dhe të Fjaës së Rrallë që do ta shtonte leksikun e shqipes. Në fshatra nuk ka më bardë folklorikë as rapsodë. Nuk ka më aedë modernë, nuk ka këngëtarë, rapsodë. Ato i mori qyteti kurbeti. Që të bësh sot një Festival Folklorik që do të ishte një rizgjim i folklorit tonë, do të duhet që të marrësh ato pak artistë popullorë që banojnë në vila, në qytet e t’i dërgosh me autobus a me një bens në fshatrat ku është festivali!!!!!!!!
Muzete private nuk e mbulojnë këtë boshllëk, edhe pse nuk promovohet përvoja amerikane. Nuk kemi respekt për pasionin e koleksionistëve që janë MUZE kujtese. Një koleksionist si Xhovan Kajana në Berat ka harxhuar mbi 3 milion lekë të vjetra për një arkiv kujtese me dokumenta të vlefshme. po njerëzit e kulturës së qytetit nuk i rrinë afër që të paraqesin këto vlera para një komuniteti Ne nuk kemi muze shkollash. Po na dëmtohen dhe ato vlera që kemi (dhe nuk janë pak) . Na dëmtohen kalatë, orat e vjetra, shpellat e askush nuk i merr përsipër mëkatet e tyre pa le të marrë përsipër rregullimin e tyre
Çdo gjyq do të ndryshonte rrjedhën po të kishte një dokumenet me shkrim ose e thënë më qartë një Kujtesë të dokumentuar. Dhe vijmë pak te një nga profesionet më të vjetër të njërëzimit. Të gjithë kemi njohur, kemi parë apo dhe vetë jemi brenda kësaj vorbulle të koleksionit ose më shqip, të ruajtjes së pullave aparatëve, stilolapsave, orëve, fletëve, topave, televizorëve, radiove, librave e, në të gjitha këto vihet saktësisht ajo që ne, si komb, i vogël duam e duhet ta bëjmë gjithmonë VRASJEN E HARRESËS. Midis tyre radhiten G. Hahni, A. Dozoni, G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli esë fund Robert Elsie i madhi gjuhëtari kanadez që para se të vdiste kërkoi që ta varrosnin në Alpet e Shqipërisë. etj. Ndihmesa e tyre ishte shumë e çmuar, pasi dokumentohet shkollat institucioni ku mund të ishte më e saktë, më përfaqësuese që mund të ishte dhe pararojë e prapavijë, por këtë KUJTESË si i thotë Dhaskal Todri: “Do i shkruajmë këngët me këto shkronja o Tunxh!!” Folklori i pasur nuk mund të vinte në ditët tona pa këtë KUJTESË TË SHKRONJËZUAR. Mund të motivohen dhe më shumë.
Le të futemi pak te shkolla. Është institucioni që mund të ishte model për të vrarë Harresën. Në të gjithë vitet para e pas viteve 90 ishin mësuesët që kanë mbajtur peshën më të madhe të KUJTESËS. Në këtë institucion ka të rëndësishëm veç amzës ku edhe aty ‘”hajdutët e dëftesave“ e kanë gjetur shtegun e vjedhjes për disa vite (sa e sa herë e kemi parë në dritaret televizive këtë gjë) Në to nuk ka një kulturë kujtese. Nuk ka arkivim të punëve të mira të nxënësve në vepra qoftë të botuara nga mësues dhe ish nxënës të një shkolle të mesme të caktuar. Ne nuk kemi motivuar kujtimet e ish-nxënësve dhe ish-mësuesve që kanë studiuar në të. Mungojnë në shkolla LIBRAT E NDERIT të nxënëve më të mirë e të mësuesve e që janë dalluar në shkallë qyteti rreth e komb. Pse të mos bëhët këto pjesë e projekteve të lëndëve të TEKNOLGJISË INFORMATIKË DHE KOMUNIIKIMIT (TIK) që do të bënte jo vetëm njohjen e brezave me këtë përvojë, por dhe të asaj kulture kombëtare që krijohet qelizë pas qelize.
Ma vratë kujtesën Ma bëtë si qiklop që ecën me një sy të plaguar mes dritës Ma bëtë si mullirin pa grurë se ia hëngrën kuajt e uritur. Ma bëtë si udha që ka mall për hapa të gëzuar fëmijësh Ma bëtë si një varkë që ecën pa vela në detin dallgëthinjur. Mos ma vrisni kujtesën si pëllumbat që kanë uri për qiell, për kaltërsi. si një livadh ku ka lule aq shumë , por s’ka duar t’i mbledhë Mos ma vrisni kujtesën si një zogu i lagur që kërkon pak grurë në një strehë apo si një tryezë që kërkon një miqësi të re për të ngritur dolli. Mos ma vrisni kujtesën si të ishte thëllëzë që zogjtë në çerdhe ua djegin. Si një poet që ia prangosin fjalën e ia këpusin duart me pabesi. Oo, plisin e vetëm të ugarit ua lë amanet të gjallë çdo brezi. Për të kujtuar se këtë tokë njerëzit duhet ta mbulojnë me dashuri. Njerëz të mirë të kombit tim, ju që jetoni dhe ju që ende nuk keni lindur ende :”JU LUTEM MOS NA E VRISNI KUJTESËN!
Boston, 4 prill 2018