Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan sot gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit.
Notarët përshkruan ngushticën që lidh dy kontinentet, një distancë ujore 700 metërshe në pikën e saj më të ngushtë.
Gara filloi në pjesën aziatike të Stambollit, në portin Kanlica dhe notarët u nisën në drejtim të Europës.
Ngushtica që zgjatet në një distancë prej 30 kilometrash u bashkua me urën për herë të parë në vitin 1973 dhe ajo njihet si ujëkalimi më spektakolar dhe i debatueshëm i botës.
Dikur një portë drejt fuqisë detare të ish Bashkimit Sobjetik, tani ngushtica e Bosforit shërben si një pikë e rëndësishme për eksportin e naftës nga Rusia dhe vende të Azisë Qendrore. Ajo është edhe një qendër e rëndësishme turtistike.
Sipas mediave turke, në garën e këtij viti të Bosforit morën pjesë notarë nga 50 vende të botës.