Nga Gani Mehmetaj
Më një vonesë dyvjeçare e lexova një reagim ndaj shkrimit tim “A ishte Çanakalaja varri më i madh i shqiptarëve” të Gjergj Thanasit (?), në gazetën Tema, pa asnjë mbështetje dokumentare. Shkrimi ishte i ngatërruar, i paqartë dhe i pacak. Nuk e kuptova, megjithëse shqip shkruante. Por me aq sa e mora vesh ai ma kontestonte vërtetësinë e shkrimit, sikur donte të thoshte se shqiptarët shkuan me vullnet në luftë? Apo e kam gabim?
Ndriçime shkencore për këtë tragjedi, ku thuhet se u vranë mbi 25.000 shqiptarë nuk ka as nga turqit dhe as nga shqiptarët. Ka elozhe politike filoturke, marrëzira islamike e akuza të pambështetje idiotësh, kinse shqiptarët shkuan ta mbrojnë islamin, duke harruar se po i lënin prapa nëna e motra që t’ua përdhunonin pushtuesit serbë e grekë.
Urë ajrore Shqipëri -Turqi atëbotë nuk kishte, që t’u shkonin ushtarët shqiptarë në ndihmë turqve për mbrojtje të islamit. Ndërkaq, Ballkani ishte i pushtuar nga dhjetëra ushtri. Edhe mizë të ishin shqiptarët budallenj, s’kishin si t’u shkonin në ndihmë “vëllezërve” turq!
Prandaj reagimi i Thanasit duket marrëzi. Burimet që i kam shfrytëzuar për betejën e Çanakalasë, në mungesë të fakteve tjera janë:
1. Rrëfimet nga fëmijëria ime e familjarëve të atyre që shpëtuan nga Beteja e Galipolit- Çanakalasë. Në Rrafshin e Dukagjinit është folur shumë për këtë tragjedi. Vërtetësinë e versionit të parë të shkrimit tim ma mbështeten disa reagime të nipave, gjyshërit e të cilëve i futen me dhunë në luftën e Çanakalasë. “Ashtu na tregonte edhe gjyshi”, me shkruante një lexues nga rrethi i Gjakovës.
2. Në Pejë tregonin me të moçmit, me 1912 kur u tërhoq ushtria turke, mori me vete mijëra të rinj e burra shqiptarë me dhunë, pa opinga e pa çorape. Shumica kurrë nuk u kthyen. Pra ata i futën pas dy-tre vjetësh në betejën e Çanakalasë, pa i pyetur.
3. Nga një serial turk për betejat ballkanike: Kur ushtria turke po e braktiste Selanikun 1912-13, rrëfen seriali, gjenerali turk urdhëron: së pari nisini kryengritësit e të burgosurit shqiptarë. Ata i nxorën me pranga duar e këmbë. Turqia e kishte braktisur Shqipërinë, ndërsa ende merreshin me kryengritësit shqiptarë e të burgosurit.
4. Janë disa filma dokumentar turk, anglezë e italian për këtë temë.
5. Në betejën e Çanakalasë kishte nga të gjitha kombet e fetë që i përmend Gjergj Thanasi, madje sipas romanit “Qëllo, tashmë jam i vdekur” të Julia Navarro mori pjesë edhe një korpus herbre. Thua ta kishin pasur brengë mbrojtën e islamit, hebrejtë?
Për rifreskim të kujtesës po e përsërisë shkrimin tim “të kontestuar”
Çanakalaja varri më i madh i shqiptarëve
Ushtarët shqiptarë Turqia i rekutoi më dhunë e mashtrime. Vala e dytë ishin nizamët shqiptarë që ktheheshin nga Arabia, ndërsa ende pa e kuptuar ku ishin as kundër kujt luftonin, turqit i futën në thertore. Vala e tretë ishin kryengritësit shqiptarë të zënë rob që ushtria mizore turke i zvarritën nga Shkupi, Selaniku deri në Dardanele, ku i futën në luftë. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.
Një gazetare shqiptare i paska thënë presidentit turk se gjyshi i saj u vra në Çanakale (Galipole). Në Kosovë këngëtarë analfabetë e këndonin në kohëh e Rankoviqit e të Titos një këngë të përkthyer nga turqishtja, duke i vajtuar, por edhe himnizuar viktimat shqiptare që ranë kot si capi të kasapi në Grykën e Dardanelëve për “turqni e islam”. Një hoxhë nga Shkodra me pamje aziatiku, në një veb faqe islamike gënjen pa fije turpi kur shkruan se në betejën e Galipolit (Çanakalesë), Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve. Harroi të thotë hoxha gënjeshtar se ata që e mbronin islamin në Çanakale, nuk i mbronin motrat e tyre në atdhe nga përdhunimi serb e malazez. Për të njëjtën arsye duhej të turpërohej a të mburrej gazetarja shqiptare për gjyshin e vrarë, që nuk vdiq për atdhe, po për tokë armiqësore?
Cila është e vërteta për masakrën e shqiptarëve në Betejen e Galipolit- Çanakalesë? Sepse në disa mjedise të islamizmit xhihadistë, nëpër xhamitë ku hoxhallarët shesin përralla për luftën e shenjtë kundër të krishterëve, përpiqen t’ua mbushin mendjen besimtarëve shqiptarë të paditur e analfabetë për kinse luftën e shenjtë të Galipolit-Çanakalesë. Është ky islami shkretinor që po ua shpërlanë trurin, duke i nxitur kundër kombit të vet. Sipas hoxhallarëve jeniçerë Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve. E vërteta është krejtësisht ndryshe. Galipoli (Çanakale) ishte varri më i madh i ushtarëve shqiptar të rekrutuar më dhunë e mashtrime në Luftën e Parë Botërore. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.
Refugjatët shqiptar që i braktisën vatrat e tyre (1912-1913), pas masakrës së tmerrshme që bënë serbët e grekët kundër popullatës së pambrojtur, kalonin javët e muajt nën qiellin e hapur, në djerrinat e Edrenes. Autoritetet ushtarake turke nuk e patën vështirë t’i mobilizojnë. U thanë: serbët, grekët e rusët ia bëhen para Grykës së Dardanelëve, duke i frikësuar se do t’ua përdhunonin gratë, nënat e motrat para syve, po nuk e mbrojtën Çanakalen. Burrave të frikësuar u dhanë armë e municion, pak ushqime dhe i futën në llogore. Asnjëri nuk doli gjallë.
Vala tjetër e ushtarëve shqiptarë-nizamë, erdhën nga shkretëtirat arabe. Ata nuk e kishin idenë për ngjarjet në atdheun e tyre, as nuk e dinin se Turqia po shpartallohej, prandaj i futën në luftë pa u dhënë mundësi tjetër. Dhe u grinë nga plumbat e mortajat pa e marr vesh as kundër kujt luftuan as pse luftuan. Ranë pa dinë e pa iman, i therën si kafshët në thertore.
Vala e tretë e shqiptarëve të vrarë në Çanakale ishin kryengritësit shqiptarë që u zunë robër nga ushtria turke e shpartalluar që i zvarriti nëpër Shkup, Selanik deri në Çanakale, ku i mbylli dhe i bëri mish për top.
Turqia në aleancë me boshtin e krishterë, luftonte kundër anglo-francezëve, po ashtu të krishterë. Shqiptarët luftuan e vdiqën kot.
Pra, në Luftën e Parë Botërore, edhe në betejën e Galipolit luftuan në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca). Shtetet e krishtera kundër shteteve të krishtera. Turqia u gjend në njërin krah të krishterë. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë s’kishin asnjë punë në këtë luftë që ua hëngri kokën. Megjithatë, Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia nuk e mbrojtën Çanakalen, që ishte pika e cila do ta mbronte Konstantinopojen (Stambollin). Turqia s’kishet asnjë gjas të qëndronte, sepse e mori djalli ushtrinë e saj.
Trupat angleze e ruse u futën në Stamboll. Humbjet e tmerrshme në Çanakale s’patën asnjë kuptim, sepse synimi i Turqisë nuk u arrit, nuk e mbrojti territorin e vet. Turqinë e pushtuan trupat aleate (Anglia, Franca e Rusia). Kjo është historia që mund ta lexoni në të gjitha librat e qytetërimit Perëndimor, këtë nuk e mohojnë as historianët turq, por ca budallenj islamik gënjejnë, sepse e dinë se besimtarët e tyre nuk lexojnë as nuk dinë të lexojnë. Kështu, hoxhallarët pro serb e pro turq e sajojnë historinë kombëtare sipas porosisë së armikut tonë.
Qe nga ajo kohë Rusia e mori me dhunë të drejtën për të kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve. Të drejtën e më të fortit e gëzojnë edhe sot e kësaj dite. Kështu, anija ruse në territorin detar turk para disa kohësh ua drejtoi tytat e mitralozave anijeve turke. Erdogani, idhulli i një grushti shqiptarësh islamikë e budallenj, nuk bëri as gek as mek. E mbërtheu frika në shtetin e vet. Rusët janë të rrezikshëm e të fortë për shtetin turk, prandaj provokojnë me arrogancë e primitivizëm.
Ndërkaq, kënga në gjuhën shqipe, e përkthyer nga turqishtja për heroizmat e betejës së humbur të Canakalesë, është kënga më idiotike në gjuhën tonë. Është këngë turpi. Si ta kish porositur Serbia që të thonë: ja budallenjtë shqiptarë për ke luftojnë, ndërsa nuk i dolën zot atdheut të tyre.