Presidenti Trump thyen protokollin gjatë vizitës mbretërore te Mbretëresha Elizabeth II

Trump ka shkaktuar zemërim, pasi nuk ka ndjekur protokollin mbretëror kur u takua me Mbretëreshën Elisabeth II të premten.

Gjërat nuk kishin një fillim të mirë qëkur presidenti e la monarken 92-vjeçare duke pritur për 12-15 minuta në temperaturën 26°C pasi ai ishte vonë për takimin e tyre të premten.

Mbretëresha, e cila dukej jo entuziaste për shkak të vonesës u pa duke kontrolluar orën e saj ndërsa priste Trump dhe Melania.

Dhe kur Range Rover i zi i parë më në fund të arrinte në Windsor Castle, Trump menjëherë  shkeli protokollin e ashpër mbretëror.Udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara refuzoi t’i përkulej Mbretëreshës, duke e përshëndetur atë me një shtrëngim duarsh të përzemërt. Zonja e parë gjithashtu u takua me Mbretëreshën me një shtrëngim duarsh, në vend të bënte gjestin tradicional.

Të përkulurit nuk është gjest i detyrueshëm por konsiderohet pjesë e traditës dhe mirësjelljes.(tvklan.al)