Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe një pjesë e bordit të OAK-së, përfaqësuar nga kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, nënkryetari Arsim Selmonmusaj, antarët e bordit Hysni Zogaj dhe Hamdi Malushaj dhe shumë pjesëmarrës të tjerë nga Istogu, Peja dhe tërë Kosovë.
Me organizim të Odës së Afarizmit të Kosovës, në bashkëpunim me kompaninë Trofta në Istog dhe disa nga klubet e peshkimit në Kosovë, është mbajtur festivali i peshkimit dhe gatimit. Ky aktivitet organizohet për hërë të parë dhe ka për qëllim që të jetë tradicional, duke përfshirë edhe të apasionuar të tjerë nga rajoni.
Në emër të Odës së Afarizmit të Kosovës foli z. Hamdi Malushaj, i cili e falënderoi pronarin e kompanisë Trofta në Istog për mbështetjen e këtij festivali si dhe e cilësoi Troftën si njëra ndër kompanitë me të cilën krenohet edhe Kosova.
Një fjalë rasti pati edhe z. Besim Hasani kryetar i komitetit olimpik të Kosovës, i cili e përgëzoi organizimin e kësaj ngjarje me rëndësi për promovimin e sportit të peshkimit si dhe promovimin e gatimit të peshkut.
Garuesit që në fillim treguan seriozitet duke arritur që të peshkojnë peshk deri në 6.7 kg, peshk ky i cili gatuhej aty për aty dhe vlerësohej nga juria profesionale.
Në këtë garë morën pjesë 16 ekipe nga e gjithë Kosova, persona të apasionuar pas peshkimit dhe gatimit të peshkut.
Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe z. Ismet Mulaj, i cili i njoftoj mbi rregullat e kësaj gare si dhe qëllimin e këtij festivali.
Në fund, pronari i Troftës z. Smajl Bytyçi i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë ngjarje me rëndësi për sportin e peshkimit si dhe gatimin e peshkut. Ai premtoi që kompania Trofta do të jetë gjithnjë në shërbim të sportit dhe promovimit të gatimit të peshkut.