Nga Përparim KABO
Se di a kishte qenë më parë por mbrëmë ai erdhi në amfiteatër në qiell të hapur mes heshtjes së publikut sy e vesh dhe frymes së aktorit Arben Derhemi në një monodarmë rrëfenjëse impresionuese
…Fjala e tij tregon burgun më sakt burgjet dhe se çfarë ndodhte me njeriun…me atë që burgosej dhe me atë që burgoste…Ai që kishte prangat në duar dhe kembë rihej torturohej, gjakosej tallej poshtërohej por ai sërish mbante shpresen..donte të ritakonte lirinë…Eh për këtë qëllim finsik…ruante thellë vetes dashurinë…për kujtimet, për atë pak gëzim dhe për botën shtazore që sillej më humane me ta( historia e zogjve te pulës në burg dhe e maceve)
…Nga ana tjetër ishin njerëzit e regjimit…Sistemi i kishte bër veç vegla qorre, shoqëria e tyre qe kopeja e shërbimit të verbër ndërsa shpirtnat e tyre…ah ata kishin humbur, qenë sëmurur e kishin vdekur me kohë…ata shërbenjësit as ishin të lirë dhe as donin e nuk dinin se duhej të ishin të lirë…
…Në një vend ku edhe kufoma nuk mund të dilte nga burgu pa shkuar ora dy e drekës që të mbushej ora e plotë e përfundimit të dënimit e shpien At Zefin të thoshte shprehjen ma therrëse…
“Po mirë..as kufoma të lira nuk ka në këtë vend…”
….Tek rregjimi ra dhe ai po dilte nga burgu i bam zhele veshur me veladonin e Priftit
…Ati shprehet në ato momente… se çfarë pash e lash këtu e di…po a do gjej jashtë NJEREZ TE LIRE JASHTE?!!!…
…Loja e Arben Derhemit erdhi e ngrohtë, me një përdëllim të brenshëm si një dritë me fitil mbajtur në poçe vaji që mos fikej..me ulje e ngritje emocionale të fjalës dhe udhëtimit në nështresat emocionale…Diagrama njerezore qe aq e kthjellët dhe pikturoi të gjithë ata njerëz që në një kohë burg mund të kryenin veç një gjë të thjeshtë ta tregonin të VERTETEN…Peshë e rëndë kjo…Ne ende se kemi mësuar ta bëjmë…
At Zef Pllumi e kumtoi edhe mbrëmë psaltin e tij…
Rrëno për me Tregue…
Amin…
pkabo 13 korrik 2018 Butrint Sarandë