Prishtinë, 13 korrik 2018 – Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka paralajmërua palën kosovare se duhet të përgatitet për dialogun me një ekip gjithëpërfshirës.
Ai ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet ta ketë një ekip konsensual që duhet të jetë i fokusuar në qëllimet afatgjate të Kosovës.
“Nuk ka alternativë për dialogun dhe Kosova duhet të përgatitet. Punoni së bashku për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertësh dhe ekip konsensual. Qëndroni të fokusuar në synimet afatgjate të Kosovës me qartësi e qëllim”, ka shkruar Delawie. (r.m.)